PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Histori tronditëse/ Njihuni me shqiptarin që fitoi 17 milion dollarë dhe vrau të dashurën shtatzënë


image

Rreth 21 vjet më parë, në 11 shtator 1996, një shqiptar që kishte bërë emër kur fitoi llotarinë e Nju Jorkut, vrau ish-të dashurën e tij shtatzënë dhe vjehrrin e saj.

Gjykata pranoi shpjegimin e tij se e vrau ish-të dashurën për vetëmbrojtje, pasi ajo e qëlloi e para, por e quajti vrasje pa paramendim atë të vjehrrit dhe të fëmijës së palindur, si dhe vuri në dukje shkeljen urdhërit për të mos iu afruar familjes.

Shqiptari u dënua me 20 vjet burg me mundësinë për ta kthyer në burgim të përjetshëm. Pak javë përpara afrimit të 20-vjetorit, historia është çpluhurosur nga emisioni televiziv “Your Number’s Up” (Të Erdhi Radha) i “Investigation Discovery”.

Të gjitha detajet e atij incidenti që tronditi jo vetëm komunitetin shqiptar por edhe lagjen e qetë dhe të preferuar ku ndodhi ngjarja, do të rivizitohen këtë fundjavë nga emisioni në fjalë.

Emri i autorit të vrasjes ishte Gjelosh Rukaj, i njohur si Joe Rukaj. Ai merrej me prona të patundshme dhe pati fatin të fitonte 17 milionë e gjysëm dollarë në Llotarinë e Nju Jorkut.

Historia e tij tregohet shpesh nga ata që duan të provojnë se fitimi i llotarisë sjell fatkeqësira në jetën e njeriut.

Edhe emisioni që njihet për analizën që u bën krimeve nuk i ka rezistuar dot tundimit për ta lidhur me llotarinë, duke e titulluar “Fortune’s Curse” (Mallikimi i Fatlumit). Llotaria i dha mundësinë Gjeloshit të rregullonte jetën për vete dhe për njerëzit e tij dhe pastaj të hidhte në erë gjithshka në një konflikt personal me ish të dashurën e tij, Rigaletta Nikc.

Ishte një konflikt në dukje fare i panevojshëm por shkatërroi jetën e dy familjeve.

Për këtë konflikt është shkruar edhe më parë në median shqiptare, sidomos në revista Klan në Shqipëri.

Ja si e përshkruan revista Klan historinë: “Familja Rukaj erdhi nga Grinburg në Harrison rreth vitit 1990, pasi dolen një nga fituesit e shumës 35 milion dollarë, që jepte lotaria e shtetit të Nju Jorkut, duke përfituar 17,5 milionë dollarë. Endrra amerikane për emigrantin shqiptar Gjelosh Rukaj (i njohur edhe si Joseph Rukaj) dhe familjen e tij kishte marrë jetë, me shpejt se për vetë amerikanët.

Shumë prej banorëve e mbajnë mend si një një të paraqitshëm, i cili vishej me kostume Versace, ngiste nje “Range Rover” dhe e vendosi familjen e tij- gruan dhe katër fëmijët- në një shtëpi të mrekullueshme. Në të njëjten kohë ai kishte edhe një vajzë jashtë martese me të dashuren Rigaletta Nikac, e cila i krijonte probleme Gjeloshit për ta takuar fëmijën e tij. Pas pesë vjetesh mosmarreveshje, me 11 shtator të 1996, ai shkon në shtëpinë e Rigalettas, në Chappaqua për të marrë vajzën, këtë herë me pistoletë. Në fund të ditës ngjarja rezultoi me vrasjen e Rigaletta dhe Mark Nikac.

Gjelosh Rukaj u dënua me 20 vjet burgim për vrasjen e Mark, ndërsa vrasja e Rigalettas u shpjegua se ndodhi për arsye vetëmbrojtjeje pasi kjo e fundit e kish gjuajtur e para me pistoletë Gjeloshin.”

Nuk ka asnjë media në New York, duke përfshirë edhe “The New York Times” që nuk e kanë ndjekur me detaje gjyqin.

Në fillim njerëzit mendonin se do të kishte dënim me vdekje, sidomos sepse viktima ishte shtatzënë, por prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm sepse faktet ishin të ndërlikuara.

Sipas prokurorisë, Gjeloshi ishte përpjekur me armë të rrëmbente vajzën e familjes dhe duke e bërë këtë vrau nënën e saj shtatzënë.

Mirëpo, mbrojtja paraqiti dokumentin e atësisë që tregonte si Gjeloshi ishte në të vërtetë babai i vajzës. Ata siguruan edhe që juria të dëgjonte një bisedë të regjistruar telefonike mes të dyve në të cilën viktima i thoshte “po të jesh burrë guxo të vish ta marrësh vajzën”.

Duket se u pranua në fund që nëna kishte qëlluar e para. Dhe ishte vrarë nga përgjigjia po me zjarr e Gjeloshit.

Mbrojtja tha se ishte një pritë e ngritur nga bashkëshorti i Rigolettas që nuk duronte dot lidhjen e vjetër të gruas së tij, keqtrajtonte vajzën e vogël dhe donta ta eliminonte Gjeloshin.

Mirëpo, juria pranoi nga akuza e prokurorisë së vjehrri i Rigolettas ishte i paarmatosur dhe ishte vrarë kot dhe se Gjeloshi kishte shkelur një urdhër gjykate për mosafrim dhe se kishte kërcënuar shumë shpesh me telefonata.

Në fund e dënuan me 20 vjet, për vrasje rrethanore dhe ndoshta do të lirohet së shpejti./illyriapress/

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 7, 2017 nga te Speciale dhe etiketuar me , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: