PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

​KONVENTA MIRATOI REZOLUTËN KUNDËR KRIMINALIZIMIT


Përgatiti: Anxhela Mema
Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi Konventën Kombëtare ditën e djeshme dhe  diskutoj mbi situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi.
Konventa Kombëtare miratoi një rezolutë ku mandaton kryetarin  e Partisë, Grupin Parlamentar dhe Kryesinë e LSI-së. Çështjet që u diskutuan ishin: dekriminalizimi i politikës, të luftës së hapur ndaj krimit, dhe trafikut të drogës.

Lëvizja Socialiste për Integrim refuzon në mënyrë të hapur bashkëpunimit me Rilindjen.  Deputetët e LSI-së shprehën se Rilindasit janë kthyer në funksion të krimit, të drogës dhe korrupsionit. Bashkëpunimi do të funksionojë vetëm me socialistët e thjeshtë dhe me grupe që luftojnë krimin e organizuar.

Në përfundim te mbledhjes, Konventa Kombëtare e LSI-së vendosi:

1.Refuzimi i aleancave që kanë probleme me drejtësinë.
2.Kundër dekriminalizimit politik, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

3.Opozitë të qartë dhe pa kompromise kundër qeverisë së Rilindjes.

4.Aleanca e antikrimit dhe antidrogës nuk duhet të ndalohet.

5.Kundër projektit me kriminel të cilët vendosën vendin në hartën e trafiqeve të rrezikshme ndërkombëtare.

6.Heqje e imunitetit për çdo zyrtar në shtet, të gjithë të barabartë përpara ligjit.

7.Çdo subjekt në politik qoftë mazhorancë apo opozitë ti nënshtrohet hetimit nga ana policore, prokurore dhe  e gjykatës.

8.LSI e konsideron bashkëpunimin me Rilindjen si të pamundur.

Ndër të tjera ata theksojnë se: nuk mund ti besohet më kësaj qeverie e cila “kanabizimin e vendit” e bëri prioritet kombëtar të projektit të saj politik.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 7, 2017 nga te Uncategorized.
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: