PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Tronditet Britania/ Bandat shqiptare bëjnë ligjin


Bandat shqiptare në Britaninë e Madhe janë shumë të dhunshmet dhe më të pamëshirshmet që ka njohur ndonjëherë vendi.

Kriminelët shqiptarë rrëmbejnë të afërmit të moshuar të rivalëve nga bandat e tjera, i mbajnë peng dhe u kërkojnë para, drogë apo kontroll territoresh në këmbim të lirimit të tyre.

Në konferencën e mbajtur në Londër janë prezantuar të dhëna që tregojnë se rreth 32 mijë shqiptarë jetojnë në Britani, por 572 prej janë në burg, që i bie 1 në 50 shqiptarë është i arrestuar.

Zyrtarët anglezë thonë se bandat shqiptare kanë arritur të eliminojnë dhe zhdukin edhe bandat tradicionale të drogës që kanë ekzistuar gjithmonë në Angli.

Kathryn Holloway nga policia e Bedfordshire, tha për “Daily Mail” se kriminelët shqiptarë janë më të dhunshmit që kanë ekzistuar në shtetin ishullor.

Veç kësaj shumë gangsterë shqiptarë transportojnë shuma të mëdha parash me makina të përshtatura posaçërisht.

Ja si shprehet Holloway në intervistë për Daily Mail:

“Nuk mund ta imagjinoni sa të pamëshirshëm janë ata. Disa prej bandave tradicionale janë shkrirë për shkak të brutalitetit absolut të shqiptarëve.

Padyshim që këto janë bandat më të pamëshirmshme që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë. Ata janë të përgatitur të rrëmbejnë rivalët e tyre edhe për borxhe prej 200 Paund.

Ata rrëmbejnë të afërm të moshuar të bandave rivale për t’i përdorur për zhvatje parash, drogë dhe territor. Kjo krijon një shqetësim shumë të madh për policinë britanike”

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 6, 2017 nga te Bota dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: