Lorik Cana: Prej 8 vitesh vuaja nga zemra


Lorik Cana ka më shumë se një vit që i ka mbyllur llogaritë me fushën e lojës, atje ku ai është një idhull për çdo shqiptarë, një shembull për çdo fëmijë, dhe padyshim një person me zemër të madhe.

Ish-kapiteni i kombëtares sonë ka bërë një rrëfim ndryshe për programin “Exclusive” në Top Channel. Cana ka treguar momentet e vështira kur ka sfiduar edhe shëndetin e tij vetëm për të luajtur në Europian.

SFIDA ME SHËNDETIN

Kisha disa vite që kisha çrregullime të ritmit të zemrës, aritmia. Bëra teste më të thella dhe më thanë se gjendja është më serioze se sa ka qenë. Për mua ishte si një rrufe, pasi mora e lajmin në ditën që morëm vendimin e KAS-it për ngjarjet e Beogradit. Mora një lajm të gëzueshëm për kualifikimin, dhe në anën tjetër mora lajmin se nuk mund të luaja më. Takova specialist të ndryshëm, të cilët më thanë se ishin të gjithë dakord që ta mbyllja me futbollin. Bashkëshortja ishte shtatzënë. Mjekët më dhanë dhe një vit, duke pasur teste të vazhdueshme për të vazhduar që të luaja edhe në Europian. Problemet kanë filluar kur isha pjesë e Sunderland. Isha shumë mirë pasi kisha bërë teste të vazhdueshme. Kjo më ka ndodhur gjatë një ftohje. Kam një ilaç të vogël për ta pirë çdo mbrëmje.

JETA E RE-

Po jetoj në një vend që je akoma në qendër të vëmendjes. Njerëzit kanë akoma dashuri për mua dhe ma tregojnë këtë gjë në rrugë dhe kudo që ndodhem. Je gjatë gjithë kohës në kontakte me njerëzit.

KARRIERA JASHTË FUSHAVE-

Nuk jam nga ata që e dija që kur e mbylla karrierën së luajturi se do të bëhem trajner. Kam në plan që në sezonin e ardhshëm të angazhohem si drejtues në ndonjë klub të huaj. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që nuk do të vazhdoj që të kontribuojë në vendin tim. Në botën e sportit kemi shumë pak njerëz që kanë arritur në nivele të larta. Për trajner është Besnik Hasi, ndërkohë që në rol drejtues ka bërë famë Igli. Ai është jo vetëm drejtor, por edhe i suksesshëm. Kjo na bën mirë të gjithëve, pasi logoja e Shqipërisë ekziston shumë.

NA NDIQNI EDHE NË FACEBOOK!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close