PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Në prokurori edhe shoferi i ish-ministrit Tahiri


Gjykata e Elbasanit vendosi të lërë në burg Orest Sotën të kapur pak ditë më parë me 863 mijë euro dhe dy patenta në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

Seanca e sotme është zhvilluar me dyer të mbyllura, por mësohet se ndaj Sotës janë ngritur akuzat e pastrimit të produkteve të veprës penale dhe fshehje e të ardhurave, që kanë të bëjnë me shumën e konsiderueshme të eurove që i janë gjetur.

Po ashtu ai akuzohet për mosbindje të punonjësit të policisë, pasi ka tentuar të largohet për t’iu shmangur kontrollit të policisë si dhe drejtim mjeti pa dëshminë përkatëse.

Sota ka deklaruar se nuk ka pasur kontakt me Saimir Tahirin dhe se e njeh thjesht si ish-ministër dhe deputet.

Burime pranë Prokurorisë së Elbasanit janë shprehur se policia ka bërë vetë numërimin e parave, duke shtuar gjurmët e gishtave që mund të identifikoheshin në kartëmonedhat e sekuestruara. Hetimi për paratë e gjetura pritet t’i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda sepse Prokuroria e Elbasanit nuk ka kompetencën për të zhvilluar hetimin pasuror ndaj të riut dhe për të verifikuar mënyrën se si ka gjeneruar 863 mijë euro kesh të pashoqëruar me asnjë faturë apo mandat.

Pritet që shumë shpejt të merret në pyetje edhe shoferi i Tahirit, për të cilin Sota ka pretenduar se ka miqësi.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 4, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: