PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Masakra në New York, flet motra e autorit: Nuk ishte terrorist


Motra e sulmuesit të dyshuar të New York, Sayfullo Saipov, i tha Radios Evropa e Lirë se familja e saj beson se Saipovit, 29 vjeç, i është “shpëlarë truri”, ndërsa autoritetet amerikane i luti që “t’i japin kohë” dhe t’i ofrojnë “gjykim të drejtë”.

Umida Saipova po ashtu ngushëlloi famljet e viktimave të sulmit të 31 tetorit, kur Saipov dyshohet se ka goditur me kamion disa veta, duke vrarë tetë prej tyre dhe plagosur disa të tjerë.

“Nëna ime nuk ka vërejtur asnjë shenjë të radikalizimit kur e ka vizituar atë në Amerikë”, tha Saipova.

Muqaddas Saipova e ka vizituar djalin e saj për herë të fundit këtë vit. Saipov është plagosur nga policia dhe tani ndodhet në paraburgim. Ndërkohë Presidenti Trump ka bërë thirrje për ta dënuar me vdekje.

Prokurorët kanë thënë se ai është frymëzuar nga grupi militant Shteti Islamik.

Incidenti ka qenë sulmi më vdekjeprurës terrorist në New York, që nga sulmet e 11 shtatorit, 2001, kur kanë mbetur të vrarë mbi 2,600 njerëz.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 4, 2017 nga te Bota dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: