PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Unë për vete kam qarë për një palë çorape



Nga Alma Nikolli

Andej nga zonat tona (Pukë, Mirditë) ishte traditë që kur vinte nusja të sillte me vete një palë çorape të qëndisura aq bukur, të quajtura “çorape  brezi”. Hije i kishte t’i kishte qëndisur me duart e saj. Pak pasi vinte, ajo merrte në prehër më të voglin e shtëpisë së dhëndrit dhe ia dhuronte. Oh, sa shumë ngjyra dhe harmoni që kishin! Gjynah të visheshin e shqyheshin në odat e miqve të shtruara me dërrasa, në oborrin me dhe të kuq, plot gurë e mana, apo brenda çizmeve të “arnuara” që ndiqnin bagëtitë malit. Megjithatë visheshin, penjtë laramë ngecnin ferrave, dushqeve e bredhave të malit. Sigurisht që ai vogëlushi që i merrte këto duhet të ishte djalë.

Isha 3 vjeç. Më kishte marrë mami me vete një javë para dasmës së dajës. Gjëja më e mirë që mund të bëja ishte të rrija me djalin e dajës tjetër, moshatar me mua. Çdo ditë të pandarë, deri kur atë e morën në prehër për çorapet e brezit. E dini çfarë bëra unë? Fillova të qaj. “Dua dhe unë çorape…!”. Nga ta dija se duhet të ishe djalë për t’i marrë.

Asgjë nuk më qetësonte. As një grusht lajthi, e as një buzëqeshje e nuses bukuroshe. Unë doja çorape brezi! Nuk besoj se doja çorapet në vetvete, ma merr mendja që doja të njëjtën “lodër”, ashtu si shoku im i përditshëm. Ngaqë nuk para ndodhte që të qaja “kot”, ashtu si gjithë brezi im i asaj kohe, më dhanë një palë çorape të çfarëdoshme. U ndjeva njëlloj me kushëririn. Zbriti nga prehëri dhe dolëm të luanim. S’e di ç’u bë me “çorapet e brezit” të tij, apo me çorapet e mia gri, të mëdha sa unë në këmbë që daja “sakrifikoi” që të mos qaja. Ama, mund të them që aty fitova betejën e parë “feministe” të luftës sonë të përditshme ndaj një bote që lotët i konsideron femërore dhe shkenctarët mashkullorë. E habitshme pra… loti në shqip është mashkullor, mbaron me iiiiiiiii… me shumë pika mbi i.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 3, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: