PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Ministri i Brendshëm Italian vjen në Tiranë, zbardhet axhenda


Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minnitti, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare pune në Tiranë, është takuar mëngjesin e sotëm me homologun shqiptar, Fatmir Xhafaj.
Dy ministrat janë takuar pak ditë më parë më 24 tetor në Trieste në Samitin rajonal mes Ministrave e krerëve të policisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Vizita e Ministrit italian Marco Minniti sjell një interes të veçantë mediatik për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend, rrjedhë e shkatërrimit të një bande të strukturuar italo-shqiptare e hipotezës së përfshirjes në të, të ish-Ministrit të Brendshëm italian Saimir Tahiri.

Sakaq është zbardhur edhe axhenda e vizitës së ministrit italian në Tiranë.

Në orën 11:00, ministri Marco Minnitti do të takojë Presidentin Ilir Meta, e më pas në 11:30 do të takohet me kryeministrin Rama. Pas këtyre takimeve, ministrat e brendshëm do të zhvendosen në Pallatin e Kongreseve, ku do të vijohet me prezantimin e rezultateve të monitorimit ajror.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 3, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: