PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

E vërteta e mbylljes së llotarisë Amerikane


Një zyrtar i lartë i administratës ka shpjeguar për Zërin e Amerikës, arsyen pse Donald Trump ka kërkuar mbylljen e lotarisë amerikane. Sipas tij, arsyeja nuk ishte vetëm sulmi në Manhatan. Propozimi për t’i dhënë fund lotarisë amerikane ishte përfshirë që më parë në parimet e reformës së emigracionit të dorëzuar në Kongres.

Projektligji është paraqitur në Senat në shkurt të këtij viti, në të cilin parashikohet eliminimi i kategorive të vizave të diversitetit. Drafti ndodhet aktualisht në Komisionin e Ligjeve të Senatit, në pritje për t’u diskutuar. Procesi është i tillë që kur të bëhet diskutimi, anëtarët propozojnë ndryshimet e tyre dhe votojnë nëse ato do të përfshihen ose jo në variantin përfundimtar.

Në Dhomën e Përfaqësuesve nuk kanë nisur ende diskutimet mbi këtë çështje, megjithëse një variant i ngjashëm i quajtur Projekt-ligji “për Imigracionin në Interesin kombëtar”, është paraqitur në shtator.

Të dy variantet janë sponsorizuar nga ligjvënës republikane. Trump është shprehur se preferon një program të mbështetur tek meritat, qe ai beson se do te ishte më i favorshëm për sigurinë dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 3, 2017 nga te Bota dhe etiketuar me , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: