PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Niko Peleshi: Për zhvillimin e bujqësisë nuk duhen fonde








Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka deklaruar se  89% e fshatarëve kanë më pak se dy hektarë tokë dhe marrin fitim 300 dollarë në vit. Sipas tij kjo është një e ardhur e paktë dhe qeveria do punoj në bujqësi me planin e ri. Pelshi thekson për të zhvilluar bujqësinë nuk duhen fonde por politikë e zgjuar.

“Ka një të vertetë të madhe që ne quajmë sot fermerët për këdo që punon dhe jeton në fshat. Në fakt 89% e fshatarëve kanë më pak se 2 hektarë tokë dhe këto të ardhura që sigurohen nga bujqësia janë shumë të pakta.

Me një hetarë tokë sidomos dhe për shkak të kulturave mund të fitohen 300 dollarë në vit, ç’ka do të thotë që këta fermerë nuk mund t’i quajmë fermerë. Ne jemi në kulmin e punës intensive për të këtë çështje dhe planifikojmë të jemi shumë pranë dhe në mënyrë inovative.

Së pari jemi duke punuar për përkufizimin e fermerit, një ndarje mes fermerit kopshtar dhe fermerit. Do të rindërtojmë politikat tona të mbështejtes së fshatit.  Nuk do të flas shumë po jam i gatshëm që do të flas në çdo rast për të folur. Sesi do t’i mbështesim ata që janë pjesa me e madhe ne kemi programin tonë  mbështetës. Përmes infrstrukturës toale, kompesimit të të ardhurave të munguara, do t’i mbështesim me politikat tona nga veriu në jug.

Lidhur me fermerin bujqësor shqiptar politka e sotme nuk ka shpëtuar do nga thërmimi i fondeve, inpakti nuk ka qenë i duhuri, nuk ka krahasim në atë që ishte para 4 viteve, është dyfishuar eksporti. Sot është koha t’i nënshtohemi një debati të gjerë jashtë politikës. Nuk duhen fonde por  politikë e zgjuar.

Në vitin 2018 do të përballemi me një relitet tjetër. Ky program ëshët 33 milion euro, këtu jemi duke nxjerrë sot detyrat e shtëpisë. Kostot  e çmimeve me pakicë, eksportet, sfida jonë së pari është konkurenca. Domatet tona shiten 70% më lirë në tregun eruopian.

Kemi ende problem me paktetim  e produkteve bujqësore, bujqësia jonë është prodhim dhe shitje e shpejtë.  Bujqësia shqiptare ka produktivietet të ulët dhe kosto të larta. 10 kompanitë shqiptare janë pjesë e tregut europoina.

Kemi një synim që brenda mandatit të rregjistrojmë të gjithë tokat bujqësore. Ne nuk marrim përsipër të rregullojmë gjithçka. Por si rimburimi i TVSH-së, konsolidimi i tokës ne do ta bëjmë përmes skemës mbëtetëse.”. u shpreh Peleshi./gsh

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Një koment te “Niko Peleshi: Për zhvillimin e bujqësisë nuk duhen fonde

  1. Fatos Luta
    Maj 20, 2018

    I nderuar zoti Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural!

    Duke parë me dhimbje krizën në të cilën gjendet bujqësia jonë prej më se dy dekadash, Ju përcjell idenë time modeste se si mund të hidhet hapi vendimtar për zhvillimin modern të bujqësisë.

    Përse shtyhem?
    Shqipëria duhet të bëhet. Të bëhet, duhet zhvilluar ekonomia. Të zhvillohet ekonomia duhet themeli i zhvillimit. Themeli i zhvillimit, sipas meje mbetet përbotërisht bujqësia.
    Qeveria të nxisë bashkimin e ngastrave bujqësore, duke hartuar një ligj të veçante e shoqëruar me buxhetin suvencionues përkatës, në mënyrë që në prespektivë, nga gjendja e coptuar që gjendet toka bujqësore sot, të kthehet në parcela të mëdha, kusht i domosdoshëm i zhvillimit intensiv të bujqësisë moderne.
    Si mund të bashkohen ngastrat e copëtuara të tokës bujqësore?
    Dy mënyra:
    1) Bashkim fermerësh me tokat që zotërojnë sipas ligjit 7501;
    2) Bashkim tokash nga shit-blerja.

    1-Bashkim fermerësh.
    Në praktikë, thuajse e pamundur, edhe pse duket racionale. Shkaqet? Për dy shkaqe: social dhe copëzimi i tejskajshëm i ngastrave.

    2) Shitblerja e tokes.
    Kjo mënyrë e bashkimit të arës bujqësore do të jepte efekte të shpejta në zhvillimin e bujqësisë moderne, nëse shteti do ta stimulonte nëpërmjet suvencioneve.
    Fermerët do të zgjeronin vetë gamën mekanike dhe bazën e materialeve bujqësore, do të rrisnin vetë fuqinë eksportuese të prodhimeve bujqësore, por pse jo, edhe përpunimin e prodhimeve. Produktet bujqësore, të garantuara në sasi e cilësi, do të nxisnin investitorët industrialë. Vendi do të rimbushej me fabrika përpunuese e ushqimore brenda një kohe të shkurtër. Suvencionimi i fillimit do rikompesohej.
    Si do të realizohej nxitja e shit-blerjes së tokës bujqësore?

    Idea ime:
    Të suvencionohet nga shteti shit-blerja e tokës.
    Në pamje të parë ky propozim do dukej absurd, por kjo mënyrë do ta nxirrte bujqësinë nga ky copëzim i tmerrshëm, copëzim i cili sot, pas 27 vitesh nga koha e ligjit 7501, rezulton edhe më keq. Kjo për shkak se një pjesë e konsiderueshme e tokës bujqësore është tjetërsuar në toka troje e gjithshfarë tjetër, kur Shqipërisë në fakt i duhet ta mbajë në pëllëmbë të dorës tokën bujqësore, sepse ka më pak tokë të punueshme për frymë në Botë, pas Japonisë. (Le të shihen dhe analizohen ligjet japoneze për tokën bujqësore për t’i aplikuar edhe në vendin tonë.)
    Nisur nga pohimi i gjendjes së vërtetë të sotme të arave shqiptare, propozimi im për stimulimin e shit-blerjes do të ishte:
    -Një fermeri që shet 1 deri x dynym tokë në një arë, shpërblehet x lekë. Fermeri që e blen dhe formon 5-10, 20 apo X ha, do t’i akordohet kredi e butë afatgjatë, në varësi të siperfaqes që formon.
    Vendi yne do mbushej me fermerë pasionantë për tokën me parcela të mëdha, në varësi të kapitalit dhe investimit të tyre. Fermat bujqësore nuk do të lindnin me “urdhër”, por nga proçesi i shit-blerjeve të nxitura e suvencionuara me ligj të veçantë nga shteti shqiptar.
    Nëse nis një proçes i tillë, bujqesia e mjeruar e sotme do të rimëkembej shumë shpejt, të ardhurat në buxhetin e shtetit do rriteshin progresivisht, në bazë të fuqizimit të fermave të mëdha me bujqësi të përqëndruar e intensive, ekonomia e vendit do të fuqizohej ndjeshëm.
    E vetmja mënyrë për të dalë nga ky ngërç që ka kapur bujqësinë tonë, do të ishte formimi i ngastrave të mëdha, jo e copave, ku njëri e mbjell, tjetri bën sikur e mbjell, tjetri e lë fare djerr, per shkakun se nuk fiton as shpenzimin e derdhur mbi tokë.
    Me respekt: Fatos Luta
    Pavia ( Itali ), më 19/05/2018.

    Shënim: Këtë ide i’a kam paraqitur ministrit të mëpërparshëm të Bujqësisë z. Edmond Panariti para disa viteve me postë elektronike dhe twitter, por, përveç ndonjë përgjigjie me etikë, asgjë nuk u avancua në debatet shteruese për idenë e mësipërme.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 2, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: