PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Kalaja e Dodës, një thesar me vlera të gjithëanshme



Kalaja e Dodës në shekuj është dalluar për vlerat e saj të larta morale ,shpirtërore ,patriotike e kulturore .Është konsideruar si porta hyrëse e Korabit  e cila u tregon vizitorëve  madhështinë përmes maleve hijerënda, pastërtinë nëpërmjet ujit të kristaltë ,mikpritjen  e kudogjendur të njerzëve që reflektojnë pozitivitet karakterizues për këtë zonë ,si dhe larmishmërinë e traditës në veshje e në gjithcka tjetër. Ajo është një zonë rurale ndërmjet dy qyteteve,Peshkopisë dhe Kukësit .Për nga largësia është 34km nga Peshkopia dhe 38 km nga Kukësi.Në brendësi të saj ndodhen 8-fshatra :Radomirë ,Tejs ,Ujëmirë,Kullas ,Ceren,Ploshtan ,  Vasije ,dhe Shullan.  Për cdo aspekt që të flasim ajo është sinonim i së bukurës. Gjatë viteve ’90 ka pasur shumë banorë por kushtet e vështira ekonomike cuan në shpërnguljen e shumë familjeve drejt zonave urbane si dhe shumica e të rinjëve zgjodhën rrugën e emigracionit.Sapo dëgjojmë emrin “Kala” përfytyrojmë  një vend me mure të gjata  e të larta prej guri , që mbivendosen në mënyrë harmonike midis tyre por  nuk është rasti i kësaj kalaje,por ka një histori tepër të vecantë .Në vendin e quajtur Fusha e Madhe në fshatin Ploshtan ishin vendosur 300 ushtarë turq(Nizame quheshin ushtarët e asaj kohe) .Komandanti i ushtrisë kërkon që fshatarët e fshatrave përreth të dërgonin 300 vasha per ushtarët. Një plak i urtë me emrin Dodë hodhi një ide .Do të dërgonin 300 burra të veshur si gra dhe 300 burra që i shoqërojne vajzat  ,i cili kishte qëllim të bëhej raporti 2:1 dhe kështu ishte bëre dhe kishin ngelur të gjithë turqit të vrarë.Kokat e tyre u grumbulluan saqë u bë  një kala me to dhe për nder të atij  plaku ju vendos emri Kalaja e Dodës . Vështërsitë e mëdha të kohës nuk mundën të mposhtnin këtë vend ,madje as klima e ashpër dhe i ftohti i acartë nuk ndaloi  nxënësit që të shkolloheshin .Në Ploshtan festohet 95 vjetori i shkollës shqipe  e cila është ndërtuar në vitinn1922.Kalaja e Dodës vizitohet nga një numër i madh turistësh të huaj  kryesisht Cekë të cilët janë larguar të magjepsur dhe me një dëshirë për tu kthyer sërisht. Gjatë një bisede më një mësues  të kësaj zone  Z.Shpëtim Brika mësuam më tepër rreth  vlerave që  na serviren .Ai tregon për arsimin e kètij vendi i  dhe shprehet se është shumë i lumtur për nivelin e nxënësve që mëson sepse kjo zonë ka nxjerrur nxënës të shkëlqyer.Flet dhe për traditat që mbart “Në dasma dhe në vdekje banorët e kësaj zone janë shumë të lidhur me njeri tjetrin” ,por në raste hidhërimi ndjehet një lloj detyrimi  për të qenë të pranishëm dhe të ofrojnë mbështetje pa u kursyer . 

Është zonë që ka një numër të madh turistësh dhe ndonjëherë as  mentaliteti shpeshherë i egër dhe të qenurit fanatikë për gratë dhe vajzat e tyre nuk i ka ndaluar banorët që t’ju hapin dyert e shtëpive dhe ti mirëpresin  ato si të ishin pjestarë të familjeve të tyre.Ata priten në dhomat e miqëve,ku bie në sy shtrimi i dhomës me lekurë  qingji e sipër tyre jane vendosur jastëk te bardhë tè qendisur me lule te ndryshme si dhe  qilimat shumëngjyësh  që i bëjnë vajzat dhe gratë e fshatrave , dhe sofrat prej druri  rrumbullake  ne mes të dhomave ,gjë që tërheq më tepër vëmendjen e turistëve ,e nëse do flasim për drekat apo darkat që u ofrohen çdokush nga ne do të donte që të ishte një ditë në jetën e tij turist i kësaj zone.Mish qingji i pjekur fli që behet me sac bakallava ,sarma janë disa nga ushqimet që nuk mungojne kurrsesi në tryezat e të huajve ,ku në shenjë respekti mysafyrit i vendose koka e dashit ,deles  para. E ndersa flet për arsimin , traditat  na tregon dhe për një festë  që banorët festojnë çdo vit.Festa dhe organizime të ndryshme bëhen shumë por festa më e veçantë bëhet në vendin e quajtur Liqeni i Zi. Një histori sa e bukur por edhe e dhimbshme ,ku sipas gojdhënave thuhet se  një çift i ri po larnonin tokat me qe,  për shkak të një fundosje tektonike janë zhdukur dhe nuk janë gjetur më veç unaza e kësaj gruas ka dalur në fshatin  Vasije Kroi i Mire dhe prej asaj dite ka ngelur si traditè që cdo person qè  pin uje ne kete krua len nje  fije peri që mund ta nxjerr nga rrobat e tij  në shenjë kujtimi dhe respekti për ciftin e zhdukur ….por te gjithë banoret e respektojnë këtë traditë edhe pse ndoshta mund të jetë gojëdhënë .Liqeni gjendet mes pyjeve të gjelbërta e pyjeve plot jetë, i veçuar aty mes natyrës, e i rrethuar nga katër anët me pemë të larta. Një vend të cilit duket sikur Zoti i ka falur gjithcka , dhe e ka kthyer atë në një oaz përrallorë ashtu si dhe vetë historia që mbart. Liqeni të ofron një pamje vërtet madhështore dhe të dhuron pa u kursyer të  bukurën,befasuesen ,çlodhësen e paqen shpirtërore aq te kërkuar nga njeriu  .Kalaja e Dodës mund të konsiderohet si vend ku natyra të pushton dhe të rremben në gjirin e saj ,nga ajo pamje magjike ,por jo vetem kaq ,dallohet për bimësi të madhe si salepi,boronica,ballsami ,trëndafili i egër dhe  boronica që ka vlerë shumë  kurative por ka ndihmuar dhe disa familje nga ana ekonomike që e kane shitur.  Një nga arsyet më kryesore pse përzgjidhet pikërisht fshati Tejs për t’u vizituar është prania e Malit të Korabit  më një lartësi prej 2751m .Për çfarëdo aspekti që të flasim Kalaja e Dodës është simbol i së bukurës ,i hijëshisë së pakushtëzuar që rrezatojnë malet,që në dukje krijojnë iluzionin sikur po gërvishtin qiellin. Është një vend gjithashtu i respektimit në masë të fesë myslimane ku  vitet e fundit është ndërtuar një Xhami madhështore në fshatin Tejs me ndihmën e emigrantëve dhe banorëve të kësaj zone. Banoret edhe pse perballen me veshteris te medha te motit qe gjate veres mbushet vendi plot me debore dhe pervec borepastruesve mundohen ta heqin vet me lopata ,qe te lejojne kalimin e njerezve nga nje shpi ne tjetren ,megjithate edhe pse vuajne ne kete periudhe te gjithe jane shume te lumtur ,shikon fytyra e buzeqeshura te njerezve sidomos femijeve qe dalin dhe luajne me njeri tjt dhe pse nje pjese e mire e trupi te tyre mbulohet me debore .

Përveç bukurive  dhe pasurive të gjithanshme që ka ajo ka tërhequr vëmendjen edhe nga arkitektura që ka.Mbizotërojne shtëpi dy tre katëshe të ndërtuara nga rrasa prej guri, ku te secila ka oxhaqe që përdoren në dimrin e ftohtë ,por kohët e fundit ka filluar të prishet pak sepse kanë vazhduar ti mbulojnë me llamarina çatiat  dhe i përdorin vetëm në veres ato që janë banues në Tiranë.Ka një infrastrukturë shumë të mirë deri në fshatin Ceren ndërsa pjesa tjetër e rrugës deri në fshatin Tejs është me kalldram.Edhe bujqesia dhe blegtoria jane shume te zhvilluara ,veres punohen arat pasi mbjellin fasule ,patate ,miser qe i sigurojne per dimrin qe i pret…ndersa Persa i perket blegtorise eshte zone e cila mbahet sepse ka dele si ajo (rude) qingj ,desh te cilet i perdorin per mish dhe per te bere tregeti pasi sigurojne te ardhura me ato. 

 Kulturë ,histori ,mikpritje ,arkitekturë të veçantë ,vende magjepsëse ,infrastrukturë të zhvilluar  ….e ç’mund të kërkojmë më tepër nga një vend ku gjithçka që transmeton është pozitivitet .Do doja të gjeja një fjalë të përshtatshme e ta përmblidhja me një fjalë gjithçka përjetohet aty por kjo “PERLË E NATYRËS ” Shqiptare është më e madhe se çdo fjalë. 

Përgatiti: Anita Shehu 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 2, 2017 nga te Uncategorized.
Këtë e pëlqejnë %d blogues: