PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Gazetari Lutfi Dervishi, takim me studentët e gazetarisë në Elbasan


Gazetari dhe profesori i njohur Lutfi Dervishi, në bashkëpunim me pedagogë të Universitetit  “A. Xhuvani”, ka mbajtur ditën e sotme një fjalim me studentët e gazetarisë në Elbasan. 

Takimi ishte i organizuar në formën e një diskutimi të hapur. Gazetari Dervishi vë theksin në sfidat e sotme të televizionit, konkurenca me median online, zhvillimi teknologjik, gazetaria lokale etj. 

Gjatë këtij bashkëbisedimi z. Lutfi nuk ngurron dhe u pergjigjet me imtësi çdo pyetjeje që i drejtohet. Gjithashtu, mundohet të shpjegojë rolin e medias online, ku pervec cilësive negative që i degjojmë shpesh, ajo është e dobishme për studentet, që pretendojnë të hyjnë në botën e medias, duke u angazhuar nëpër portale. Po ashtu tregon se po bëhen përpjekje ligjore për të rregulluar gazetarinë online, që të mbijetojë më e mira. 

I pyetur se si ndikon zhvillimi teknologjik, veçanërisht media online në gazetarinë tradicionale pozitivisht apo negativisht? 

Dervishi shprehet se: “E rrezikon disi profesionin, por cilësia do të bëjë diferencën. Para 10-të vitesh as që mendohej një zhvillim i tillë por tashmë është i pashmangshëm. Duke theksuar se kemi më pak nevojë për gazetarë, por për më shumë investigim, që të dalë në sipërfaqe me e mirë”. 

Z. Lutfi shprehet se, gazetaria e mirëfilltë investigative në Shqipëri nuk ekziston. ” Nuk është gazetari investigative të tregosh se ke një video kompromentuese (quhet shantazh), nuk ka nevojë  investigimi të ‘bërtasë’, provat, faktet dhe një investigim i mirë flasin vetë”, u shpreh gazetari Dervishi. 

Edhe pse pranoi se audienca por priret drejt informimit online, gazetari tha që, besueshmëria dhe saktësia më e lartë i përket medias tradicionale (televizionit). 

Në mbyllje të fjalës së tij profesori dhe gazetari Lutfi Dervishi, këshilloi të gjithë studentët se janë në momentin e duhur për të bërë ndryshimin, të thyejnë lidhjen e medias me politiken dhe te shpalosin idetë e tyre. 

Përgatiti: Eliza Gjediku

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 2, 2017 nga te Uncategorized.
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: