PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Amendamenti i PD: Të jepen falas tekstet shkollore për shkollat 9-vjeçare


Voltiza Duro

Amendamenti i dorëzuar në Kuvend nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, parashikon që tekstet mësimore për nxënësit e shkollave 9-vjeçare të jepen falas. Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 69/2012 për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i dorëzuar tri ditë më parë është propozuar që të merret në shqyrtim dhe të miratohet nga Kuvendi. “Shpenzimet për tekstet shkollore dhe ato ndihmëse të nxënësve në arsimin publik, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, mbulohen plotësisht nga buxheti i shtetit. Tekstet shkollore të paguara nga shtetit, ka qenë një propozim i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha prej kohësh. Qeveria vazhdimisht ka refuzuar ta marrë në konsideratë. Shumë vende të rajonit e kanë këtë model, si dhe një pjesë e madhe e vendeve të BE. Tekstet falas për nxënësit, do të ishin një ndihmesë për familjet e varfëra shqiptare, që kanë një prej shpenzimeve më të mëdha të vitit blerjen e librave për fëmijët”,-citohet në njoftimin e PD-së. Në projektligj theksohet se shpërndarja falas e teksteve mësimore do të krijojë mundësinë që të gjithë nxënësit të ndihen të barabartë dhe madje në këtë mënyrë do të lehtësohet edhe puna e mësuesit. “Gjithashtu, në kushtet e përhapjes së fenomenit të braktisjes shkollore, pamundësisë ekonomike, për shkak të varfërisë, dhënia e teksteve mësimore dhe atyre ndihmëse falas, do të ishte një masë që do të shërbente shumë në uljen e fenomenit të braktisjes shkollore si dhe në krijimin ë një klime shumë më pozitive në lidhjen mes shkollës-nxënësit dhe komunitetit të prindërve”,-thuhet në projektligj. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar bashkangjitur për shqyrtim edhe relacionin në të cilin jepen argumente lidhur me përparësitë dhe efektet e pritshme të projektaktit. “Në vlerësimin e specialistëve dhe ekspertëve të arsimit, një nga shkaqet e rritjes së fenomenit të braktisjes shkollore, është edhe aspekti ekonomik, që do të thotë pamundësia e familjeve shqiptare për të mundësuar blerjen e librave shkollore. Në vlerësimin e fundit të Bankës Botërore, rreth 180 mijë familje jetojnë në varfëri ekstreme me më pak se 3 USD në ditë, çka e bën një nevojë imediate miratimin e këtij ndryshimi në ligjin 69/2012”,-citohet në relacion. Në vijim të këtij të fundit thuhet se dhënia e teksteve falas është një praktikë e zbatuar me sukses në vendet e rajonit tonë si Greqi, Maqedoni dhe Kosovë dhe ka krijuar prej vitesh një impakt pozitiv jo vetëm në aspektin mësimdhënës, por edhe në krijimin e një klime më bashkëvepruese në shkollë dhe në komunitetin e prindërve. Pas dorëzimit të projektligjit “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 69/2012 për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, Grupi Parlamentar i PD-së kërkon menjëherë vijimin e procedurave të nevojshme parlamentare në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 2, 2017 nga te Sociale dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: