PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Policia “zbërthen” grupin shqiptar të kokainës në Amsterdam, ja kodet që përdornin për drogën


droga_26

Policia holandeze ka goditur një grup kriminal shqiptar, që merret me trafikun e kokainës në Amsterdam. Mediat holandeze shkruajnë se në bashkëpunim me policinë italiane, e cila i njeh dhe i ndjek trafikantët shqiptarë nga afër, është zbuluar një grup dhe janë vënë në pranga 7 anëtarë të tij.

Hetimet kanë zbuluar përfshirjen në trafikimin e narkotikëve të më shumë se 100 shqiptarëve. Gjatë operacionit u gjetën tre armë zjarri, një granatë dore, dhjetëra kile kokainë dhe para kesh.

“Shqiptarët njihen për cilësinë e shkëlqyer të kokainës që e ofrojnë me çmime të mira. Ata janë të dhunshëm me rivalët që hyjnë në këtë treg”, thuhet në shkrim.

Grupi i Amsterdamit rezultoi se e fshihte lëndën narkotike dhe të ardhurat prej saj në hapësira të posaçme në banesa dhe makina, në disa raste të pajisura me sisteme inteligjente hidraulike, magnetike apo elektrike.

“Në Angli, kriminelët shqiptarë janë në zotërim të gjysmës së tregut të kokainës. Ata kontrollojnë të gjitha rrugët tregtare dhe kanë investuar fitimet e tyre të drogës në pasuri të paluajtshme”, thuhet në shkrim.

Sipas hetimeve, grupi që vepronte në Amsterdam e importonte kokainën nga Ekuadori – përmes porteve të Roterdamit, Antëerpit, Hamburgut dhe Bremenit, për ta përhapur më pas në të gjithë Europën Perëndimore dhe në Angli.

Në Roterdam, një depo e ruajtur nga dy shqiptarë u shkatërrua pasi policia zbuloi se aty fshiheshin dhjetëra kilogramë kokainë.

Organizimi i grupit

Anëtarët e grupit shpesh jetonin në apartamente të shtrenjta me garazh. Qiraja rezultonte e paguar me para në dorë ose shtëpitë bliheshin me hipotekë përmes deklaratave të punëdhënësve fiktivë. Anëtarët e grupit flisnin me kode dhe kokainës i referoheshin si “buka”. Ata përdornin celularë “Blackberry” të koduar për komunikim dhe ishin shumë të vëmendshëm lidhur me praninë e agjentëve të policisë.

“Policia dhe drejtësia kanë deklaruar tashmë për rivendosjen e vizave për shqiptarët. Kriminelët shqiptarë martohen rregullisht me prostitutat rumune për të fituar statusin ligjor në Evropën Perëndimore”, thuhet në shkrim.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 1, 2017 nga te Bota dhe etiketuar me , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: