PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Si doli Tahiri nga lavazhi i Top Story-t


image

Me siguri që ish ministri i Brendëshëm Saimir Tahiri, përpos mëkateve të tij ka vuajtur në imazhin publik edhe si pasojë e arrogancës së postit që mbante edhe si pasojë e faktit se qe drejtuesi më jetëgjatë i atij dikasteri enigmatik, ku përgjoheshin qytetarët edhe si pasojë e mendësisë së një qeverie që burgoste fukarenjtë dhe nuk dënonte trafikantët.

Por, sot, emisioni Top Story ishte konceptuar si një retushim total i këtij imazhi. Nga njeriu që mund të ngjallte urrejtje, nga bashkëpuntori i mundshëm i trafikantëve, ai skicoi portretin e një viktime që ngjall empathi. Natyrisht me ndihmën e gazetarit Sokol Balla.

Ai e kishte zhvendosur emisionin nga studioja e zakonshme në shtëpinë e ish ministrit. Pjesa e parë dhe sentimentale e bisedës u zhvillua në tavolinën e kuzhinës së familjes Tahiri, aty ku gatuan e shoqja dhe ha mëngjesin i biri. Gazetari skicoi një njeri të përgjuar, të braktisur nga miqtë, të tradhëtuar nga kolegët, të hedhur poshtë nga Rama që e quajti një zhgënjim.

Po në këtë linjë vetë Tahiri shtoi se ai është i vetmi politikan i demokracisë (megjithëse të tjerëve u janë kapur makinat dhe shoferët me drogë) të cilit i është bastisur shtëpia nga prokurorët dhe policët.

E gjithë kjo melodramë zgjati në 2/3 e emisionit një orësh.

Pjesës që Balla e quajti të fortë, pra saj të dosjes penale, iu lanë vetëm 18 minuta.

Por, kushdo që priti që aty të kuptonte të vërtetën me siguri që ka mbetur i zhgënjyer. Tahirit në këtë pjesë nuk iu bënë pyetjet themelore. Psh: si shpjegohet që Habilajt hetoheshin prej 4 vitesh në Itali dhe nuk u hetuan, por kishin të gjitha dyert e hapura në Shqipëri?

Si ka mundësi që Tahiri pretendon se nuk kishte lidhje me këta kushërinj të largët dhe përsëri ia merrte veturën sa herë të donte? A i ndodh ndonjërit prej nesh të marrë te njerez që si njeh makinën e shitur prej kohësh? A tregon kjo se edhe nëse nuk e dinte që ishin trafikantë, siç pretendon, Tahiri ka qenë shumë i afërt me kushërinjtë trafikantë?

Por, në vend që të diskutioheshin këto pyetje kyçe, Tahiri u la të gënjente (pa ndërhyrje nga gazetari) kur tha se denoncuesi i tij ishte dënuar nga gjykata e krimeve të rënda. Jo nuk është e vërtetë. Kundër Zaganit nuk ka asnjë vendim dënimi nga kjo gjykatë. Tahiri u la të mashtronte kur tha se Zagani e fitoi azilin politik në kurriz të tij. Pyetja normale pas këtij pohimi do të qe: Po pse vallë edhe shteti zvicerian qenkësh pjesë e komplotit kundër ish ministrit socialist?  

Në vend të këtyre ndërhyrjeve e vetmja gjë ku Sokol Balla insistoi ishte fakti nëse Tahiri kishte udhëtuar ndonjëherë në veturë me Habilajt. Pra ai e bëri të përsërisë dy herë, pikën më të fortë që Tahiri kishte dhe me të cilën doli fitues edhe ndaj prokurorëve në komisionin parlamentar.

Pra e gjithë mizanskena një orëshe ishte një farsë patetiko-gënjeshtare – emocionale për të shplarë Tahirin.

E vetmja pyteje që mbetet pas kësaj është: cili qe çmimi i këtij operacioni transformimi imazhi?

A i duhej vërtet njeriut të akuzuar për bashkëpunim me trafikantët e drogës, kjo shfaqe që nuk i jep përgjigje asnjërës prej pyetjeve që njerëzit që janë para ekranit qarkullojnë nëpër mend?/lapsi

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 31, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: