Shërbimi përmbarimor, Gjonaj: Kemi nisur kontrollet dhe heqjet e liçensave


Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj thë në #DritaremeRudinën, në Vizion plus, se do të marrin fund problemet me përmbaruesit, të cilët janë kthyer në një gangrenë për shqiptarët.

“Përmbarimi është një gangrenë për shqiptarët. Kemi një numër të lartë ankesash që na vijnë në Ministrinë e Drejtësisë. Përmbarimi privat u liberalizua që të ishte si shërbim i ofruar ndaj qytetarëve dhe të ishte një shërbyes për qytetarët. Por ata janë kthyer në shërbyes të interesave të tyre financiare, duke bërë që shërbimi përmbarues të degradojë. Edhe shërbimi përmbarimor shtetëror është në gjendje të mjerueshme. Prioritet i Ministrisë së Drejtësisë dhe qeverisë, në 300 ditëshin, pas 100 ditëshit të parë, do të jetë pikërisht shërbimi përmbarimor. Do të forcohen inspektimet, do t’i referojmë sistemit të tatim taksave që të kryejnë verifikime dhe kontrolle te zyra përmbarimore private, sepse ka vite të tëra që nuk janë kryer.

Do të ushtrojmë inspektime të posaçme për të parë se si është rregullshmëria e veprimtarisë së përmbaruesve. Nga ankesat e ardhura deri tani, në këto pak ditë, ne kemi hequr dy licenca përmbaruesish, pa folur pastaj për pezullimin apo dhënie licence’, tha Gjonaj./Dritare.net

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close