“Gazetar blogjesh, xheloz”, publicisti Mustafa Nano i përgjigjet vajzës së Hajdarit


Publicisti Mustafa Nano ka reaguar sërish pas replikës së bërë nga vajza e Azem Hajdarit, deputetja e re e PD-së, e cila pas qëndrimit të Nanos për të atin, e quajti atë xheloz dhe se ai do të harrohet shpejt.

Ne një interviste për “Panorama”, Nano i përgjigjet edhe kësaj replike. Vajza e Azem Hajdarit, që është edhe deputete e PD-së, ka bërë një replikë personale me ju, ku ju quan gazetar blogjesh dhe xheloz për aktet e të atit. A keni ndonjë përgjigje?

Shikoni, Azem Hajdari ka qenë babai i fëmijëve të vet, bashkëshorti i gruas së vet, biri i prindërve të vet, vëllai i vëllezërve të vet, miku i miqve të vet. Mirëpo, unë nuk flas për këtë Azem. Këtë Azem nuk do guxoja kurrë t’ua prekja njerëzve të tij. Jo për gjë, por këtë Azem as që e njoh. Unë flas për atë Azem që më përket edhe mua, për Azemin si personazh i historisë. Kështu që ndërhyrjen e së bijës e gjeta krejt pa vend.

Një personazh i historisë (që duan ta futin me pahir, e me statuja, në panteonin e historisë kombëtare) nuk ka kuptim të mbrohet nga e bija. Nëse është e bija që e mbron, atëherë kjo nuk është shenjë e mirë.
Lëre pastaj që në këtë mes nuk ka nevojë fare për mbrojtje. Në këtë mes bëhet fjalë për një diskutim publik mbi një personazh që ka lënë pas zhurmë e statuja. Dhe ky diskutim do bëhet ashtu si bëhen të gjitha diskutimet e tjera.

Advertisements

1 mendim te ““Gazetar blogjesh, xheloz”, publicisti Mustafa Nano i përgjigjet vajzës së Hajdarit

  1. Nuk Je ti ai qe gjykon personazhet e ketij ardheu dhe nuk ke asnje lloj te drejte te analizosh figurat historike te ketyre permasave,asnje njeri nuk eshte i persosur ashtu e dhe Azemi ska qene i tille,por ka qene luftatar i Lirise dhe demokracise dhe per kete po nderohet,per ty ose eshte i tille ose jo,leri gjykimet se nuk e ke pasur as shok as mik e nuk ia njeh fare inteligjencen,ti je nje analist medioker qe per cdo gje keput vetem dokrra dhe shpeshhere te vjen te qeshesh ose me keq akoma te dh….sh me ato qe ti thua me apo pa pahir.Pra nje shemtire e opinionizmit dhe analistikes smund te na tregoje dokrra boll na ka treguar

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close