Qeveria garanton shpërblimin e Vitit të Ri, ja familjet që do të përfitojnë


Në ditët e fundit të  këtij viti familjet me ndihme ekonomike, rreth 80 mijë të tilla do të marrin shpërblimin e fundit vitit.

Lajmi është njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Financave në relacionin e projektbuxhetit, por masa e shpërblimit nuk është përcaktuar ende. Vitin e kaluar kjo kategori përfitoi shpërblim 2500-3000 lekë.

Skema e shpërblimeve këtë vit pritet te shtrihet edhe ne kategorinë e pensionistëve siç është bërë traditë tashmë dhe disa kategori të tjera të popullsisë.

Këtë vit qeveria është e lirshme të japë shpërblimet e fundit te vitit për shkak të ecurisë pozitive te të ardhurave buxhetore.

Gjithashtu Ministria e Financave sqaron se mbi 32 mijë familje që janë pjese e ndihmes do ta marrin deri në fund të vitit një pagese mujore dy-trefish më të lartë.

Gjatë vitit 2018 pritet të jetësohet një projekt që rrit efikasitetin dhe transparencën e skemës së ndihmës ekonomike nëpërmjet administrimit të regjistrit elektronik kombëtar dhe përdorimit të sistemit të pikëzimit.

Qëllimi është rritja e shenjëstrimit dhe mbulimit të familjeve të varfra, krijimi i një sistemi të paanshëm dhe transparent, duke ulur subjektivitetin në vendim-marrje, si dhe rritja e efiçencës në administrimin e skemës. Targetimi i më të varfërve do të bëjë të mundur “pastrimin” e skemës nga abuzuesit dhe futjen në skemë të familjeve më në nevojë. Brenda vitit 2018, skema  do të shkrihet në nivel kombëtar duke përdorur kritere të reja gjithëpërfshirëse.

Riintegrimi nëpërmjet krijimit të paketës për krijimin e mundësive për punësim synon të përfshijë në politikat aktive të tregut të punës 5% të përfituesve të Ndihmës Ekonomike.

Për vitin 2018 janë parashikuar të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike 79,891 familje.

Gjithashtu parashikohet të trajtohen me pagesa të aftësisë së kufizuar 164,410 persona (persona me aftësi të kufizuar, kujdestarë të PAK dhe invalidët e punës). /Monitor

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close