PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Prespa e Vogël , liqeni , që po kthehet në kënetë moçalore


Prespa e Vogël,  vit pas viti po shkon drejt pikës së vdekjes së pashmangshme.

Tashmë,  vendin e ujit ,  e kanë zënë kallamishtet. Për banorët e zones,  kjo konsiderohet,  jo vetëm humbje e pasurisë natyrore, por edhe  zbehje e një burimi jetese , pasi ata e shfrytëzonin këtë liqen edhe për peshkim. E,  teksa në kufirin me shtetin grek arrin të dallosh së largu një liqen të pastër e të ruajtur me kujdes.

Në pjesën shqiptare,  gjithçka është e shndërruar në një moçal. Prespa e Vogël duket e braktisur, e lënë në mëshirë të fatit dhe në prag të zhdukjes.

Liqeni i Prespës së Vogël, që me një shikim të parë,  ka marrë pamjen e një “fushe”. Ajo  detyron një pjesë të banorëve t‘i drejtojnë varkat nga pjesa greke e liqenit. Kjo pjesë greke e liqenit ofron një tjetër pamje dhe nuk ka pësuar këtë shkatërrim. Nga viti në vit nuk është ndërhyrë për të përmirësuar gjendjen e liqenit.

Ai  rrezikon të shkatërrohet plotësisht nga mbushja e vazhdueshme me aluvione në pjesën shqiptare të tij.  Për banorët e zonës ky liqen ka vdekur tashmë dhe është zhdukur plotësisht.

Aty s’ka më pamje  të liqenit të dikurshëm,  ku me varka , banorët niseshin nga bregu për të peshkuar. Liqeni i Prespës së vogël në Korcë, është kthyer tashmë në një moçalishte.  Pasi është pushtuar nga kallamishtet, vështirë  të kthehet më në gjendjen e mëparshme.

Nuk ka më imazh të liqenit të dikurshëm,  ndërsa uji duket shumë pak. Në dukje i ngjan më tepër një fushe gjigande.

Gjithashtu degradimi i këtij liqeni ka paralizuar edhe peshkimin në këtë zonë, pasi në liqen,  thuajse nuk ka më shenja jete. Banorët e zonës, duke rrezikuar dhe jetën në jo pak raste, peshkojnë në ujrat maqedonase dhe ato greke.

Specialistët tashmë e kanë deklaruar hapur se liqeni i Prespës së Vogël nuk mund të kthehet më në gjendjen e mëparshme.

Nuk mund të hiqet gjithë kjo biomasë kaq e madhe kallamishtesh,  pasi aty janë miliona metra kub  inetrtesh,  që duhet të nxiren dhe të trensportohen diku tjetër.

Në përbërje të Parkut Kombëtar të Prespës , ndodhen edhe dy liqenet e Prepës . Të cilët janë një pasuri shumë e madhe .

Si nga vlerat e saj bilogjike , ashtu edhe nga  biodiversiteti.

Kohët e fundit liqeni i Prespës së Vogël ka filluar të popullohet nga kallamishtja duk e kthyer atë në një kënetë.

Gjithcka nisi në vitet  “70-të , kur u vendos devijimi i rrjedhës së Vëntrokut, pjësë e lumit Devoll në këtë liqen.

Prej atij moment,  ujërat e turbullta bashkë me materialet e ngurta derdheshin të gjitha në këtë liqen duke e shkatërruar atë.

Përpjekjet e aso kohe,  që liqeni të përdorej për të vaditur tokat e fushës së Korcës dështoi, duke dëmtuar seriozisht Prespën e Vogël.

Dhe duke krijuar një dëm të pariparueshëm edhe sot.

Specialistët tregojnë se dikur ishte nje perlë natyrore,  ndësa sot,  askush nuk mund ta rikthejë atë ne identetit.

Edhe pse janë përfolur shumë projektet për zonën e mbrojtur,  gjithcka ka mbetur në letër.

Nga ana tjetër,  për   banorët e fshatrave për rreth këtij liqeni ,  është edhe më e vështirë të pranojnë se liqeni nuk është më i tillë.

– ” Për ne ishte një burim jetese,  pasi peshkonim,  ndërsa zhvillimi i tij në aspektin e turizmit mbeti vetëm një ambicie,  pa asgjë konkrete.

Për ne ishte shpresa më e madhe,  sepse këtu nuk ke se cfarë të bësh asgjë tjetër.

Nuk kemi toka bujqësore, punë e asgjë tjetër. Nëse ky liqen do të sillte turistë.  Do kishim lokale, restorante,hotele dhe punë për familjet tona” -shprehen banorët të cilët.

Jetojnë për reth liqenit të kthyer në kënetë.

-Pergatiti Ledjona Xheladinaj

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 30, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: