PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

FOTO/ Gërmimet në parkun e Elbasanit nxjerrin në sipërfaqe armë


Gërmimet për ndërtimin e parkut “Rinia” në Elbasan kanë nxjerrë në dritë edhe “rrënoja” të luftës civile në Shqipëri.

Një punëtor ndërtimi ka gjetur të groposura 4 armë kallashnikov.

NJOFTIMI I POLICISË

“Gjenden të groposura në Parkun “Rinia” , katër armë zjarri Kallashnikov. Armët u gjetën nga punëtorët e firmës që po kryejnë punime në këtë park.

Më datë 30.10.2017,  në Sallën Operative  ka ardhur një telefonatë  se një punëtor i firmës së ndërtimit që kryen  punimet tek parku “Rinia”,  gjatë punimeve ka konstatuar të groposura,  të futura në thasë katër armë zjarri “Kallashnikov”.

Grupi hetimor shkoi menjëherë në vendngjarje ku beri  sekuestrimin e armëve të zjarrit konkretisht 4 armë zjarri  Automatik model 56 kalibër 7.62 mm dhe 4 krehra me hark metalik të armëve të zjarrit model 56”, sqaron policia.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 30, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: