Balla inspekton punimet në parkun Rinia në Elbasan, së shpejti investime të tjera


image

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini dhe deputetë, inspektuan ecurinë e punimeve.

“Ky është një ndër shumë projektet që Bashkia e Elbasanit po kryen në një proces, i cili, si në pak bashki në fakt, ka ardhur si pasojë e një procesi konsultimi me qytetarët.

Bashkia e Elbasanit, prej disa vitesh tashmë, bashkëqeverisjen e ka kthyer në një model të suksesit të saj.

Nga të gjithë degjesat që kemi bërë me komunitetin, një nga kërkesat më të mëdha e të gjithë qytetarëtve ka qenë rikonstruksioni i plotë i këtij parku, i cili bën një integrim të plotë të disa prej site-ve më tërheqëse të Elbasanit, kalasë, stadiumit dhe së fundmi parkut Rinia, për të cilin unë jam shumë krenar dhe i bindur se do të jetë një nga parqet më të bukur në të gjitha trojet shqiptare.

Sigurisht, puna në Elbasan vazhdon me intensitet, të tjerët merren me fjalë, ndërsa Bashkia e Elbasanit, ne deputetët dhe të gjitha institucionet në shërbim të qytetarëve janë në krye të detyrës për t’u shërbyer qytetarëve”, tha Balla.

I parashikuar të përfundojë Brenda 15 muajve, po shihet mundësia e shkurtimit të këtij afati pasi parku “Rinia” është destinacioni kryesor shlodhës i qytetarëve.

Ndërsa kreu i Bashkisë vuri theksin tek të tjera hapësira të gjelbra që pritet t’i shtohen qytetit.

“Ne do të vazhdojmë të shtojmë sipërfaqet e gjelbra, edhe midis shesheve të pallateve, por duke bashkërenduar punën me komunitetin që t’i mirëmbajmë ato. Nuk është vetëm bashkia që duhet të kujdeset për mirëmbajtjen, por të gjithë qytetarët”, tha Sejdini.

Deputetja Evis Kushi nga ana tjetër tha se buxheti i vitit 2018 do të sjellë të tjera investime të rëndësishme në Elbasan.

“Javën që vjen në Kuvendin e Shqipërisë ne do të fillojmë shqyrtimin e buxhetit të vitit 2018 dhe të gjithë deputetët e qarkut të Elbasanit do të përpiqemi maksimalisht që Elbasani të përfitojë sa më shumë financime për projekte dhe gjëra të bukura për qytetin”

Parku do të jetë në shërbim vetëm të qytetarëve ç’ka do të thotë që nuk do ketë asnjë veprimtari tjetër përveç atyre që parashikon ky projekt. Janë parashikuar disa pika shërbimi në pronësi të Bashkisë për nevoja të qytetarëve, ndërsa të ardhurat e gjeneruara prej tyre do të përdoren për mirëmbajtjen e parkut.

Ndërsa përsa i përket gjelbërimit, projekti do të bëjë që të priten 43 pemë, por do të mbillen 300 të reja, do shtrohet 27 mijë m katrorë bar, 9000 shkurre dekorative dhe 27 mijë lule. Eshtë për tu theksuar kujdesi i veçantë që është treguar për personat me aftësi ndryshe. Parku do të jetë i aksesueshëm në të gjitha pikat e tij nga kjo kategori.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close