PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Shkarkimet e drejtorëve nëpër burgje, zbardhen emrat e rinj


image

Në pak orë pas furtunës që ndodhi me krerët e burgjeve në vendin tonë, janë komanduar në krye të këtyre institucioneve edhe drejtuesit që do të mbajnë këto poste. Ata do të mbajnë këtë detyrë, derisa të shpallen fituesit që do t’i nënshtrohen konkurimit.

Komandimi i tyre do të zgjasë derisa të përfundojë dorëzimi i dosjeve të kandidatëve, që do të garojnë për burgjet, te një komision i posaçëm që pritet të ngrihet. Kujtojmë këtu faktin se shkarkimin e 8 drejtorëve e njoftoi një ditë më parë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha se të gjithë ata do të kallëzohen për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”, ndërkohë që dy ish-drejtues burgu rezultojnë me precedentë penalë. Sakaq, ka qënë Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko, i cili ka prezantuar në Burgun e Sigurisë së Lartë drejtorin e ri Arjan Hasani.

Drejtorët e shkarkuar:
1. Drejtori i Burgut Peqin: Eugent Salla
2. Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Afrim Zeqiraj
3. Drejtori i Burgut Lushnje: Gazmend Ibraliu
4. Drejtori i Burgut Lezhë: Gezim Gjeci
5. Drejtori i Burgut Berat: Ened Rrapo
6. Drejtori i Burgut Sarandë: Hajri Goxhaj
7. Drejtori i Burgut Durrës: Petrit Suci
8. Drejtori i Burgut Tepelenë: Marvin Muci.

Drejtorët e komanduar:
1. Drejtori i Burgut Peqin: Arjan Hasanaj
2. Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Syrja Malasi
3. Drejtori i Burgut Lushnje: Zoj Rrushaj
4. Drejtori i Burgut Berat: Ermal Mile
5. Drejtori i Burgut Tepelenë: Etem Llapi
6. Drejtori i Burgut Vlorë: Aleksandër Rreza
7. Drejtore e Burgut të Grave: Jetmira Sula
8. Drejtori i Burgut Fushë Krujë: Agron Hysi
9. Drejtori i Burgut Drenovë: Petrit Kocia

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 29, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: