PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Njihuni me studentin 72 vjeçar nga Menkulasi i Devollit


image

Nga Bardha Nergjoni*

Ka lindur në Menkulas të Devollit si Dritëro Agolli por nuk pati të njëjtat mundësi edhe pse dëshira për shkollë dhe rezultatet i ka pasur gjithmonë të shkëlqyera. Gjatë gjithë jetës në komunizëm e ndoqi një damkë biografie pasi babai ishte persekutuar dhe kushuriri i tij ishte dënuar si antikomunist me mbi 40 vjet burg.

Historia e Destanit është e njëjtë me shumë të tjerë që për hir të biografisë edhe shpesh të lidhur me një kushuri të largët, të mos kenë mundësi të shkollohen e të ndjekin ëndrrën e tyre.

Destan Dangëllia po shkon 72 vjeç dhe sot po punon për projektin e diplomës në agromjedis. Ka qëllim që pas mbylljes së punimit të diplomës të vazhdojë masterin pse jo dhe doktoraturën. Të vetmen gjë që dëshiron tani është të ketë jetë pasi ëndrrën e tij për të përmbyllur të gjitha nivelet e studimit do ta realizojë. E gjithë kjo dëshirë për arsimin e ka një burim, familjen e tij.

“Nëna ime ishte vajzë nga qyteti e martuar në Menkulas. Kishte mbaruar një 7-vjeçare por që për kohën ishte mjaft e rëndësishme dhe u bënte mësim grave të fshatit të mësonin shkrim e këndim. Kjo nuk vazhdoi gjatë pasi ne u konsideruam të deklasuar pasi babai bëri burg politik në vitin 1951-55 dhe përfundoi duke nxjerrë krom në Bulqizë”.

E megjithatë Dëstani nuk u ndal. Filloren e mbaroi me rezultate shumë të mira në Menkulas dhe fshatin Bozhigrad, që më vonë e mori emrin Miras. Drejtori i shkollës në fshatin “Qytezë”, fshat nga ka prejardhjen Gjon dhe Xhim Belushi, këmbënguli të vazhdoja Mjekësinë Profesionale por sigurisht që për mua ishte e ndaluar. Meqe nuk munda të vazhdoj një shkollë profesionale shkova në gjimnazin e Bilisht, ku shkëlqeva si një nxënës shumë i përgatitur. Detyrohesha të ecja çdo ditë 26 kilomentër për të vazhduar gjimnazin. Edhe pas gjimnazit për mua nuk kishte të drejtë studimi. Mbaj mend se në atë kohë Aleko Mingo, ish-rektor, dilte vetë dhe mblidhte emrat më të mirë për ti marrë në shkencat ekzakte, emrin tim e kishte marrë por të gjithë shkuan në shkollë dhe unë jo. Më vonë më ka treguar drejtori i shkollës  që dosja ime ishte hequr dorazi nga instruktori i zonës dhe nuk u shqyrtua nga komisioni. Si mund të dilte nga të përsekutuar me rezultate të tilla?!”

Destani vështirësitë i hasi ngado dhe jo vetëm për të vazhduar shkollën. Edhe të merrte gruan që donte e pati pengesë biografinë. “U njoha me një vajzë, që ishte me përbërje të mirë politike dhe u dashuruam. U bë aq problem sa mu desh që në vitin 1966 ta rrëmbej gruan që doja pasi për tu martuar nuk më lejohej se i prishja biorgrafinë. Unë fillova punën në kooperativë edhe ajo edukatore. Shumë shpejt edhe ajo e humbi punën si edukatore pasi sihte martuar me mua”.

Ai nuk hoqi asnjëherë dorë nga dëshira për të vazhduar arsimin e lartë. Kur ishte në xhenio në Elbasan tentoi të vazhdonte Inxhinierinë e Ndërtimit me korrespondencë. Shpejt lëvizën fijet dhe nuk i dhanë më leje që të ndiqte arsimin. Ndërkohë fëmijët e tij rriteshin dhe mundësitë për të zvogëloheshin. Por, të njëjtat peripeci do ti hasnin edhe fëmijët në shkollimin e tyre.

Dëstani tregon se kishte komunikim me familjen e Dritëroit dhe pati përpjekje nga shkrimtari për të ndihmuar djalin, e megjithatë as për të birin nuk u bë gjë për të drejtë studimi. Biografia i ndiqte ngado. “Vazhdova 4 vjet për pikturë edhe pse kisha dy fëmijë dhe punoja NSHN. Duke qenë se unë i vura djalit emrin Dritëro, të tjerët nuk e përdorën më për shkakun tim. Dritëroi më ndihmoi për një ekspozitë personale, që nuk më lejuan të hapja. Djalit ia kam vënë emrin Dritëro. Sadije dhe Dritëro Agolli, meqë djali ishte shumë i talentuar, më ndihmuan me bojërat me ngjyra, një kuti të dhuruar nga ata ende e ruaj në shtëpi. Djali mori pjesë në konkurse, ku doli shumë mirë por  nuk i dhanë as atij të drejtën e studimit. Kjo vazhdoi deri në demokraci”.

image

Mbështetja e tij e pa kushtëzuar ka qenë bashkëshortja. Siç edhe thotë ai “gruaja i përjetoi bashkë me mua, nuk dha asnjëherë shenjë pendimi për atë që bëri. I përballuam bashkë të mira e të këqija. E desha e mora, dhe ishim të mjaftuar me njëri-tjetrin”.

Destani, sigurisht që, do të ishte nismëtar i parë i PD-s por shumë shpejt do të tërhiqej nga politika pasi reformat nuk ishin ato që priste dhe ndryshimet nuk erdhën ashtu siç duhet të ishte.

Me ndihmën e djemve emigrantë bleu toka Divjakë e filloi të merret me biznes por në asnjë moment nuk kishte hequr dorë nga shkollimi.

Në vitin 2005 Destani vendos të rikthehet në shkollë. Kishin kaluar 40 vjet nga dëftesa e tij e gjimnazit dhe aq e vjetër ishte bërë ajo sa për tu regjistruar iu desh një e re. “çe do shkollën në këtë moshë më thanë, nuk është për ty, por unë e vazhdova dhe kam mbyllur vitin e fundit në vitin 2008-2009”. Pas gati 10 vjetësh ai po mbyll projektin e tij të diplomës dhe vonesa e ka një arsye interesante. “Nuk doja të merrja një diplomë thjesht me një provim. Nuk do të kishte vlerë aspak nëse unë nuk kisha një punim diplome. Atëherë fillova punimin tim shkencor me temë “Pyllëzimi i zallishteve të lumit Devoll të zhveshura nga erozioni”. Jam duke punuar me projektin i mbështetur nga inxhinierë, pedagogë e specialistë me të cilët mbaj kontakte. Kam një parcelë të madhe në Devoll me 23 mijë fidanë pemë të cilat i tregtoj, ndërkohë jam duke përmbyllur edhe temën e diplomës”.

Siç edhe theksuam në fillim Destani nuk do të ndalet këtu. “Qëllimi im është Masteri dhe Doktoratura vetëm lus Zotin të më lërë gjallë” përfundon studenti më optimist dhe i përkushtuar që kam njohur ndonjëherë./konica.al

*Titulli është vendosur nga Redaksia e Pasqyrimi.com. Titulli origjinal i autores është “Unë kam një ëndërr-, Destani nga Menkulasi i Devollit student 72- vjeçar

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 29, 2017 nga te Speciale dhe etiketuar me , , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: