Kozias nuk i intereson çështja e Tahirit, mendja e tij qëndron diku tjetër


image

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias është pyetur nga mediat për marrëdhëniet me Shqipërinë kur në Tiranë klima politike është e rënduar për shkak të skandalit “Tahiri”. Një gazetare e ka pyetur se “Ministria e Punëve të Jashtme greke, disa ditë më parë, bëri një deklaratë lidhur me situatën politike në Shqipëri dhe përfshirjen e mundshme të një ish-ministri në një skandal droge dhe si ndikon kjo atmosferë, me këto akuza të rënda në vazhdimin e negociatave”.
Kotzias tha fillimisht se është jo shumë e mençur nga ana e Shqipërisë që ka si qëllim të “përmbysë” ndërtesat në Himarë dhe kjo nuk i ndihmon negociatat.

“Së dyti: Sa i përket akuzës për ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë… ne folëm për të drejtat e njeriut. Problemi që ne kemi është se pakica greke nuk njihet nga ligji shqiptar. Ajo njihet nga e drejta ndërkombëtare me marrëveshjet e vitit 1921. Vetë krijimi i shtetit shqiptar shoqërohet me njohjen e këtyre të drejtave” – tha Kotzias duke devijuar çështjen aty ku “i dhemb dhëmbi”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close