Gjiknuri inspekton punimet në akset rrugore Korçë-Ersekë dhe Lin-Pogradec


image

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Daman Gjiknuri i shoqëruar nga Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, inspektuan ecurinë e punimeve në dy prej akseve të rëndësishme në Qarkun e Korçës.
“Jemi tek pjesa e fundit e lotit të parë Korçë-Ersekë. Siç po shikohet, këtu është pjesa fundore e rrugës e cila gati ka përfunduar. Ka edhe një pjesë punimesh që po zhvillohet në dalje të Korçës. Pikërisht, këtu do të jetë edhe nyja lidhëse me rrjetin ekzistues dhe shumë shpejt fillimi i projektit të ri, loti i dytë i rrugës Korçë-Ersekë ku Bashkia e Kolonjës do të lidhet përfundimisht me rrjetin kombëtar rrugor. Këto punime do të përfundojnë shumë shpejt dhe besoj vitin tjetër do të bëhen procedurat për të filluar punimet pjesa tjetër, pra pjesa e dytë e rrugës drejt Kolonjës”, u shpreh ministri Gjiknuri në ndalesën e tij në aksin Korçë-Ersekë.

“Nga ana tjetër dua të ju siguroj se pjesa e financimit nuk do të mungojë. Strategjia e qeverisë shqiptare është të mos hapë më rrugë të cilat janë të pa financueshme por të përfundojmë të gjitha këto vepra të nisura prej vitesh. Me financimin që do të sigurojmë, do ta mbyllim pjesën e asfaltit dhe do të mbetet vetëm pjesa e tunelit, besoj nga vjeshta e vitit tjetër do të jemi në gjendje që kjo rrugë të jetë e përfunduar. Do të përfundojmë rrugët e nisura, do të hapim ato rrugë që janë të financueshme dhe çdo projekt që do të hapet do të jetë i financueshëm. Nuk do të ketë më projekt që do të mbetet zvarrë”,-tha Gjiknuri në aksin Lin-Pogradec.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close