PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Filozofia e shkak-pasojë/ Karma ka një shpjegim për ato që duan ta dinë


image

Personi që ka vetëkontroll, duke lëvizur midis objekteve, me shqisat e tij të çliruara nga lidhja dhe keqdashja dhe të vëna nën nën kontrollin e tij, arrin qetësinë. ~ Bhagavad Gita II.64

Ligji i shkakut dhe pasojës përbën një pjesë integrale të filozofisë hindu. Ky ligj quhet ‘karma’, që do të thotë ‘të veprosh’. Fjalorët e përcaktojnë si “shumën e veprimeve të një personi, në një nga gjendjet e tij të njëpasnjëshme të ekzistencës, që shihet si përcaktuese për fatin e tij të ardhshëm”.

Në sanskritisht, karma do të thotë “veprime të vullnetshme, që ndërmerren qëllimisht ose me dijeni”. Kjo gjithashtu përputhet me vetëvendosjen dhe me një vullnet të fortë për të abstenuar nga pasiviteti. Karma është dallimi që karakterizon qeniet njerëzore dhe i dallon nga krijesat e tjera të botës.

LIGJI I NATYRES

Teoria e karma-s ngrihet mbi parimin Njutonian, që çdo veprim prodhon një reagim të barabartë dhe të kundërt. Çdo herë që mendojmë apo bëjmë diçka, krijojmë një shkak, i cili në kohë do të ketë pasojat e veta korresponduese. Dhe ky shkak-pasojë ciklike gjenerojnë konceptet e samsaras (ose botës) dhe lindjen dhe rimishërimin. Është personaliteti i një qenieje njerëzore ose jivatman – me veprimet e veta pozitive dhe negative – që shkakton karma-n.

Karma mund të jetë si aktivitetet i trupit ashtu edhe i mendjes, pavarësisht nga fakti nëse performanca sjell fryte menjëherë, ose në një fazë të mëvonshme.

Megjithatë, veprimet e pavullnetshme reflektive të trupit nuk mund të quhen karma.

KARMA JUAJ ESHTE AJO QE BENI VETE

Çdo person është përgjegjës për veprimet dhe mendimet e tij ose të saj, kështu që karma e çdo personi është tërësisht e tij/saj. Perëndimorët e shohin veprimin e karma-s si fatalist. Por kjo nuk është e vërtetë, pasi është në duart e një individi për të formuar të ardhmen e tij, duke formësuar të tashmen.

Filozofia Hindu, e cila beson në jetën pas vdekjes, i qëndron doktrinës që, nëse karma e një individi është mjaft e mirë, jeta tjetër do të jetë e dobishme, dhe nëse jo, personi mund të transferohet dhe të degjenerojë në një formë më të ulët të jetës. Për të arritur karma të mirë, është e rëndësishme të jetosh jetën sipas dharma-s, apo asaj që është e drejtë.

TRI LLOJE TE KARMA-s

Sipas mënyrave të jetës të zgjedhura nga një person, karma e tij mund të klasifikohet në tri lloje. Karma satvike, e cila është pa lidhje me ndokënd, vetëmohuese dhe për të mirën e të tjerëve; karma rajasike, e cila është egoiste, ku fokusi është në fitimet për veten; dhe karma tamasike, e cila ndërmerret pa marrë parasysh pasojat, dhe është jashtëzakonisht egoiste dhe e egër.

Në këtë kontekst, Dr. D N Singh në Studimin e tij të Hinduizmit përmend dallimin e qartë të Mahatma Gandhit, midis të trejave. Sipas Gandit, tamasiku punon në mënyrë mekanike, rajasiku nget shumë kuaj, është i shqetësuar dhe gjithmonë bën një gjë apo një tjetër dhe satviku punon me paqe në mendje.

DISIPLINA E NJE VEPRIMI TE PALIDHUR

Sipas shkrimeve të shenjta, disiplina e veprimit të palidhur (Nishkâma Karma) mund të çojë në shpëtimin e shpirtit. Pra, ata rekomandojnë që dikush të mbetet i shkëputur gjatë kryerjes së detyrave të tij në jetë. Siç ka thënë Krishna në Bhagavad Gita: “Njeriu që mendon rreth objekteve (të shqisave) shkakton lidhje me to, nga kjo lidhje, lind dëshira, dhe nga dëshira e zjarrtë lind zemërimi. Nga zemërimi vjen zhgënjimi dhe nga zhgënjimi, humbja e kujtesës, nga humbja e kujtesës, shkatërrimi i diskriminimit dhe nga shkatërrimi i diskriminimit, ai, njeriu pra, zhduket”. / Bota.al./ Bota.al

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 29, 2017 nga te Speciale dhe etiketuar me , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: