PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

BREXIT/ Britania nis deportimin e shtetasve të BE-së


image

Zyra Kombëtare në Britaninë e Madhe ka paralajmëruar qytetarët e BE-së në Britani se do të duhet të largohen nga vendi.
Në letrën e qeverisë e cila mban firmën e sekretarit të zyrës Amber Rudd, paralajmërohet të gjithë shtetasit e BE, që duhet të marrin parasysh edhe largimin nga Britania.
“Këta shtetas kanë të drejtën e udhëtimit lirisht në të gjithë BE-në dhe mund të vizitojnë, jetojnë, studiojnë dhe në shumicën e rasteve punojnë në çdo shtet tjetër të unionit”,-shkruhet ndër të tjera në letër.
Një letër e datës 18 tetor i drejtohet një shtetasi rumun, dhe atij i komunikohet se i është refuzuar strehimi emergjent.
”Ju mund të largoheni duke u kthyer në Rumani ose në një shtet tjetër anëtar të BE-së, ku të gëzoni qasje në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut pa pengesa”,-shkruhet në letrën e cituar nga “The Guardian”.
Sipas The Guardian, analiza e të dhënave të qeverisë tregon se deportimet e shtetasve të BE-së janë në nivelin më të lartë të njohur, me 5301 largime nga janari deri në qershor 2017.

Edhe pse Thereza May ka mbajtur premtimin për të ruajtur të drejtat e qytetarëve të BE vetëm derisa ato të qytetarëve të Britanisë në pjesën tjetër të BE-së janë siguruar, Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Drejtësinë ka treguar se është përqendruar në hetimin nëse autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar po kufizojnë “të drejtën e shtetasve të BE-së për të lëvizur dhe për të qëndruar lirshëm”. Kjo drejtori pranë Komisionit Evropian ka nisur procesin e kërkimit të provave lidhur me çështjen.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 29, 2017 nga te Bota dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: