PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Tv Boin dhe malesia.org të vetmit që nuk informuan për këcënimet ndaj Kristjan Dukaj


Emri i Kristjan Dukaj padyshim që ka qenë mjaft i përmendur kohëve të fundit nëpër portale,revista dhe gazeta të shumta, jo vetëm në Mal të Zi por edhe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, SHBA etj.


Sulmi ndaj të riut Kristjan Dukaj në qershor të vitit 2016 padyshim që ishte tronditës për shqiptarët në Mal të Zi por edhe më gjërë. Aktivitetet e ndryshme gazetareske, por edhe politike e bënë Kristjanin një ndër të rinjët më aktiv mes shqiptarëve në Mal të Zi. Për këtë sulm vitin e kaluar, shkruan shumë media si “Koha Javore” , “malesia.me” , “arberianews.com“, “portalb.mk”, “pasqyrimi.com” “lajm.me” “visit-ulcinj.com” etj, gjithashtu kishte edhe shumë reagime nga individë të ndryshëm, si intelektual, gazetarë, profesorë etj. Mirëpo ajo që bije në sy është fakti që vetëm TV Boin dhe portali malesia.org nuk njoftuan opinion e gjërë për këtë ngjarje.


Mbas këtij sulmi Kristjan Dukaj mori shumë kërcënime, ku përsëri mediat njoftuan. Këtë muaj politikologu Kristjan Dukaj është kërcënuar me jetë sëbashku me dy deputetë të PDS. Ky lajm u përhap edhe në mediat malazeze si gazeta “Pobjeda” , “Tv Teuta”, pastaj RTCG(RadioTV i Malit të Zi), “Tv Pink” , portali i njoftuar në Mal të Zi CDM.me , etj.


Gjithashtu portali malesia.me, vazhdoi të njoftojë për këtë ngjarje si dhe shumë portale tjera në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni.., por as kësaj herë portali malesia.org dhe TV Boin nuk njoftuan për këtë kërcënim ndaj të riut Kristjan Dukaj.


Tashmë është e qartë që puna e tyre joprofesionale është në dëm të banorëve të Malësië, ndërsa në përkrahje të partisë LDSH. Duhet cekur që Kristjani ka qenë kundërshtar i kësaj partije me shkrime dhe kritika të ndryshmë gjë që tani po reflektohet me një “hakmarrje” qesharake !

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 28, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: