PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Si e kalojmë kohën e lirë ?


image

Thuhet se niveli i qytetërimit të një individi mund të përcaktohet sipas mënyrës se si e kalon kohën e lirë!

Disa thellohen në një libër interesant ose shkojnë në teatër, në koncerte, në ekspozita. Të tjerët shkojnë në restorant, mirëpo shumica e atyre që na rrethojnë, mjaftohen me shfletimin e shpejtë të një gazete ose reviste dhe me qëndrimin para televizorit.

Shumica prej nesh, sidomos femrat, nuk kanë pothuajse asnjëherë kohë të lire, sepse duhet të lajnë, të hekurosin, të bëjnë pazarin, të gatuajnë, të bëjnë detyrat me fëmijët…

Shumë gra që i përkasin kësaj kategorie, i vështrojnë me zili të tjerët, ata që kanë mundësi “të dëfrehen” gjatë kohës së lirë, dhe nuk e kuptojnë se edhe ato mund të kishin kohë të lirë, po t’i organizonin punët më mirë.

I gjithë sekreti është që një ditë të bukur të arrish të thuash: “Mjaft! Jeta është shumë e shkurtër që ta kaloj vetëm në kuzhinë! Që nesër do ta marr jetën seriozisht, do të përpiqem të zbuloj anët e panjohura … “

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 28, 2017 nga te Life Style dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: