“Nuk kemi kohë të bëjmë show me jetë”, revoltohet me Vlahutin e Nikolën vajza e sëmurë me kancer


image

Tetori konsiderohet si muaji rozë, sepse është muaj ku të gjithë solidarizohemi me luftën kundër kancerit të gjirit.
Dy ditë më parë, në një aktivitet të organizuar në qytetin e Lezhë, kanë qenë të pranishme Ambasadorja e BE në vendin tonë Romana Vllahuin dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Nertila Marku, një grua e prekur me kancer të gjirit gjatë fjalës së saj para të pranishmeve, ka deklaruar se nuk duhet bërë show por sensibilizim në luftën kundër kësaj sëmundje.
Marku ka nxjerrë nga xhepi një ilaҫ që ajo blen ҫdo muaj, dhe ka kërkuar politika favorizuese për gratë e prekura me këtë sëmundje.
Gjithashtu ajo ka kërkuar nga Nikolla që 9 femrave të prekura me kancerin e gjirit tu paguhet shkolla.
“Troҫ në sy ju nxora ilaҫin me fakte. Që e marr 108 mijë lekë në muaj dhe ta japin pa faturë e mezi e gjej”,-shprehet ajo për dritare.net.
“Ato duhet ta kuptojnë, ne nuk kemi kohë të bëjmë show me jetën”,-vijon më tej ajo.
“I kërkova në mënyrë simbolike nga vetja të përjashtojë minimalisht 9 vajza ose gra të sëmura nga tarifa e studimit këtë vit sepse i thashë (duke nxjerrë ilaҫin nga xhepi),sepse është e turpshme (në sensin e gjendjes ekonomike të Shqipërisë) të kesh nevojë për këtë ilaҫ që kushton 108 gjejë.”- shprehet më tej Nertila në reagimin e saj për dritare.net.

Në fund të reagimit të saj në Lezhë, Marku kishte edhe një apel për gratë e politikës:
“Dhe gratë shqiptare mua më duken të ndërgjegjësuara. Ju gratë e politikës ndërgjegjësoni burrat e politikës që të vjedhin sa më pak”

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close