PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Mediu: Ja pse unë jam kundër heqjes së imunitetit!


image

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kërkon që ndryshimet kushtetuese për zhveshjen e imunitetit nga çdo imunitet parlamentar duhet të shihen me kujdes, në mënyrë që maxhoranca të mos i përdorë ato për të sulmuar opozitën.

Në një intervistë për “Panorama”, Mediu deklaron se ka ardhur koha që të shihet i gjithë ndryshimi kushtetues për ta sjellë vendin në një sistem kushtetues të një republike parlamentare.

Deklaratat e kreut të PR-së vijnë pak ditë pasi në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike u diskutua mundësia e propozimit të një ndryshimi kushtetues për heqjen e çdo imuniteti të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Është hedhur një ide për ndryshime kushtetuese. Imuniteti për deputetët është hequr, por diskutimi lidhet me faktin nëse duhen hequr edhe masat e tjera. Ashtu si në vende të tjera, edhe në Shqipëri imuniteti jepet për të mos pasur influenca politike dhe veprime politike. Por Kushtetuta nuk është një copë letër që mund ta ndryshosh sa herë të duash. Nëse flasim se duhet të bëjmë një veprim, ai duhet të jetë i pjekur dhe duhet parë në kuadrin e të gjitha ndryshimeve kushtetuese që duhet të bëhen. Për mua duhet të fillohet të analizohet Kushtetuta nga e para. Ne nuk kemi më republikë parlamentare, tani ne kemi një republikë qeveritare. Përpara se të merremi me elementë të veçantë, ne duhet të shohim se cili është interesi i përgjithshëm. Çfarë është Kushtetuta në fund të fundit? Kushtetua janë njerëzit dhe qeverisja. Këtu në Shqipëri tashmë kemi vetëm qeverisje, nuk kemi më njerëz. Nëse duam të ndërtojmë disa balanca që njerëzit të jenë të pavarur, të ketë ndërveprim, pra check and balance. Duhet të analizojmë njëherë e mirë çfarë synojmë. Ne nuk jemi më një shtet i së drejtës. Themi shtet ligjor, por ligjet janë kundër interesave. Pra, ajo që unë kam thënë në lidhje me heqjen e imunitetit është që nëse duam të bëjmë një ndryshim ligjor, të jetë diçka e pjekur.

Dyshoni se këto ndryshime kushtetuese për heqjen e imunitetit të deputetëve mund të përdoren nga maxhoranca për të intimiduar apo arrestuar deputetë të opozitës?

Për mua ka ardhur koha që ne të shohim të gjithë ndryshimin kushtetues për ta sjellë Shqipërinë në një sistem kushtetues të një republike parlamentare. Sepse sot ne kemi vetëm një pushtet dhe ajo është qeveria. E dyta, Parlamenti duhet të ketë pushtetin e vet dhe nuk mund të nëpërkëmbet nga qeveria nga çdo lloj ndryshimi legjislativ. Dhe e treta, në një situatë kaq problematike politike duhet të konsiderojmë që ne të mos kemi probleme të tilla që të mund të ushtrojnë presione dhe intimidime te deputetët në mënyra të paligjshme, të cilat justifikohen në kuadër të kësaj transparence. Sepse do të kemi shtrembërime të qëllimeve që vijnë nga Parlamenti.

Cila duhet të jetë rruga ligjore që duhen ndërmarrë ndryshime kushtetuese që opozita po diskuton?

Ne si opozitë përballë maxhorancës jemi të ekspozuar. Imunitetin ne të hequr e kemi. Sepse nëse e lë deputetin, fjala vjen në dorë të policit në rrugë, kjo mund të krijojë veprime të njëanshme politike. Prandaj jam i mendimit që duhet të kemi një ndryshim të pjekur. Sepse nuk është thjesht një çështje që të tregojmë vullnetin tonë. Sepse ne do të bëjmë një ndryshim ligjor jo për të hequr imunitetin e qeveritarëve, por po ua heqim imunitetin deputetëve. Çfarë ndikimi kanë deputetët? Deputetët nuk kanë asnjë ndikim. Imuniteti është problematik te qeveritarët. Janë pikërisht ata që e përdorin imunitetin e tyre. Duke goditur politikën, e kemi dobësuar jashtëzakonisht shumë Parlamentin, aq sa maxhoranca tallet siç i do qejfi. Po të shohësh Parlamentin, sipër është qeveria, ndërkohë që deputetët janë poshtë. Ata flasin sa herë të duan dhe janë të palimituar në të drejtën që kanë, ndërkohë që ne si deputetë jemi të kronometruar. Situata është e papranueshme. Kush deputet ka mundësi të bëjë një ligj? Asnjë prej deputetëve. Kush deputet ka forcë për të kontrolluar ekzekutivin? Asnjë. Sepse këto janë dy funksionet kushtetuese që ka Parlamenti: ligjbërja dhe kontrolli i ekzekutivit.

Ka një propozim konkret që opozita do ta paraqesë në Parlament?

Ende nuk jemi në fazën e hartimit të një projekti ligjor. Por ne si opozitë e kemi diskutuar heqjen e imunitetit. Çështja është që ne të heqim çdo lloj mundësie pushtetit politik që të justifikohet përballë drejtësisë. Por për mua duhet analizuar shumë kjo çështje. Në gjykimin tim, Parlamenti duhet të ketë autoritetin në një republikë parlamentare. Çdo ndryshim kushtetues duhet bazuar në parimin check and balance. Gjithashtu nuk mund të vendosësh çdo lloj strukture ekzekutive pushtetit legjislativ. Deputeti është deputet, është pushtet më vete. Nuk mund të jetë çdo kohë i kontrolluar nga ekzekutivi. Pra, ekzekutivi nuk mund të ushtrojë presione, intimidime. Kjo nuk është një praktikë shqiptare, por kështu ndodh kudo. Nëse kemi një drejtësi të pavarur apo ndarje të pushteteve, absolutisht mund të zhvishet nga çdo lloj imuniteti deputeti. Por çështja është që ne jemi në një sistem kompleks jofunksional. Logjika ime është që të bëjmë ndryshime të pjekura që nuk do të pendohemi nesër dhe jo ndryshime që për shkak të raportit politik të sotëm, justifikojnë qëllimin politik. Unë nuk jam për këtë. Unë jam që kur të flitet për ndryshimet kushtetuese, duhet të ketë një gjykim më afatgjatë.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 28, 2017 nga te Speciale dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: