PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Buxheti/ 94 milionë USD do të paguhen për konçensionet. Ja çfarë do ndërtohen


Qeveria publikon për herë të parë faturën e të gjitha kontratave të koncesioneve të dhëna në vend si nga qeveria aktuale, dhe ato të mëparshmet, kontratat e reja që do jepen në 2018 dhe koston e buxhetit për koncesionet.

Vlera e të gjitha kontratave të koncesioneve të dhëna deri tani dhe ato që parashikohen të jepen në 2018 arrin në shifrën e 661,5 miliardë lekëve apo në vlerën e 6,6 miliardë dollarëve. Vetëm vlera e kontratave ekzistuese arrin 500 miliardë lekë apo 5 miliardë dollarë.

Në relacionin e projektbuxhetit të vitit 2018 paraqiten në mënyrë të detajuar vlera e kontratave të koncesioneve të dhëna deri tani, koncesionet që do të nisin në 2018-n dhe kostoja e buxhetit për kontratat që janë me bashkëfinancim.

Vitin e ardhshëm do të nisin zbatimin edhe 8 kontrata të tjera me vlerë 1,5 miliardë dollarë. Kostot e buxhetit të ri për kontratat e koncesioneve do të jenë 94 milionë dollarë. Gazeta boton tabelën e investimeve që do të kryhen për 2018-n me koncesion.

Kontratat e reja

Referuar relacionit të buxhetit 2018, konkretisht vlera e kontratave ekzistuese me koncesion është 504,877,137,243 lekë apo 5 miliardë dollarë. Për 2018-n qeveria parashikon edhe 8 kontrata të reja me vlerë 156,717,120,000 lekë apo 1,5 miliardë dollarë.

Konkretisht kontratat e reja të përfshira në projektin “1 miliard euro investime” do të fokusohen në sektorin e arsimit, shëndetësisë dhe për rrugët. Për arsimin do të investohet nëpërmjet Partneritetit Publik Privat ndërtimi i shkollave të arsimit parauniversitar në Tiranë.

Vlera e kontratës koncesionare do të jetë 6,4 miliardë lekë. Në shëndetësi ndërtimi i spitalit rajonal të Fierit do të ketë një kosto prej 9,4 miliardë lekësh. Faturën kryesore do ta zënë investimet për rrugët. Në total janë 6 projekte me vlerë 140 miliardë lekë apo 1,4 miliardë dollarë. Me koncesion do të ndërtohet Rruga e Arbrit, Tiranë-Thumanë-Vorë, KardhiqDelvinë, Kashar– Rrogozhinë, Milot–Balldren dhe Orikum–Himarë.

Kostot e buxhetit

Ministria e Financave llogarit se në total nga buxheti i 2018-s do të shpenzohen 9,4 miliardë lekë apo 94 milionë dollarë. Në relacionin e buxhetit 2018 shpjegohet se aktualisht janë në fuqi 8 kontrata koncesionare, të cilat marrin mbështetje buxhetore, si dhe pritet që gjatë vitit 2018 të startojnë dhe 3 kontrata të reja të lidhura për shëndetësinë, arsimin dhe rrugët.

Në total për vitin e ardhshëm buxheti do të shpenzojë 94 milionë dollarë për 8 kontrata me koncesion. Si rregull kostoja e buxhetit për koncesionet nuk duhet të kalojnë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave që janë mbledhur në vitin paraardhës. Ministria e Financave garanton se me buxhetin e ri është respektuar kufizimi, pasi kjo kosto zë 2,4 për qind të të ardhurave të 2017-s.

Arsimi

Ndërtimi i shkollave të arsimit parauniversitar në Bashkinë e Tiranës 6,440,000,000 lekë

Shëndetësi

Ndërtimi i spitalit rajonal të Fierit 9,598,120,000 lekë

Transport

Ndërtimi i aksit Tiranë-Thumanë-Vorë 34,307,000,000 lekë

Ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë 8,652,000,000 lekë

Ndërtimi i rrugës Kashar–Rrogozhinë 41,580,000,000 lekë

Ndërtimi i rrugës Milot–Balldren 14,280,000,000 lekë

Ndërtimi i rrugës Orikum–Himarë 17,808,000,000 lekë

Ndërtimi i Rrugës së Arbrit 24,052,000,000 lekë

Totali i kontratave për ndërtimin e rrugëve është 140,679,000,000 lekë

Vlera e kontratave

156,717,120,000 lekë apo 1,5 miliardë dollarë është totali i vlerës së kontratave të koncesioneve që parashikohen të jepen në 2018-n për sektorët e arsimit, shëndetësisë dhe ndërtimit të rrugëve./Panorama

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 27, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: