PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Xhaçka bashkpunim Xhafajn, do blejmë radarë të rinj


Pas akuzave të opozitës se nuk funsionojnë ose janë fikur radarët për të favorizuar trafikun e drogës, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka  ka zhvilluar një vizitë në bazën ajrore të Farkës, për vëzhgimin e hapësirës detare.

Nga kjo bazë, Xhaçka deklaroi se do të ketë një akt normativ nga qeveria për të rritur buxhetin e mbrojtjes me qëllim blerjen e sistemit radar ajror.

Gjithashtu minitrja Xhaçka konfirmoi se do të jenë 400 mln lekë shtesë për buxhetin e mbrojtjes, ndërsa do të ketë grupe pune me ministrin Xhafaj për vëzhgimin e hapësirës detare.

“Çdo veprimtari e jashtëligjshme do të marrë përgjigjen ligjore. Qeveria do të bëjë një akt normative për të rritur buxhetin e mbrojtjes. 400 mln lekë të reja shtesë për buxhetin e mbrojtjes duke arritur nivelin e 1.15 të PPB.”- u shpreh Xhaçka.

Xhaçka tha se rritja e buxhetit do të bëhet për blerjen e sistemit radar ajror, investimi i parë për ruajtjen e qiejve në demokraci.

“Do të ketë edhe grup pune me Ministrin Xhafaj për vëzhgimin e hapësirës detare. Plan të qartë për të rritur buxhetin e mbrojtjes deri në vitin 2024” deklaroi ajo në Bazën Ajrore të Farkës./ citynews


Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 26, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: