PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Seferina Serani: E papare, gazetaret shqiptare ja kthyen “majat nga thembrat”, Kryeministrit Edi Rama


Tentoi ti ofendonte tek po kryenin detyren e tyre! Ylli i kuq i Edi Rames ne jaken e xhaketes, mori “denimin e merituar” nga gazetaret qe ja uruan te paret “diten e mire” Kryeministrit duke e lene te braktisur dhe u detyrua te kthehet ne kembe drejt automjetit kryeministral!
Zoti Edi Rama, qe sot i ngaterrove gazetaret e vendit, me komentuesit e tu, ne fb qe i ofendon perdite, si te “paditur” e “kokpalare!” Meso edhe ti se, nje Shtet serjoz, ka nje bote mediatike serjoze, skeptike te pergjegjeshme me fytyre te paster! Ju keni gazetarine qe ju vete, keni imponuar te kete ai vend dhe “kazani”, jeni ju! Puna e gazetarit eshte te nxjerri “lajmin” me cdo menyre. 

Ju, “klasa politike” e Shqiperise se sotme, hiqeni per “rrafinate”, por edhe ata nga ju e kane mesuar “rafinerine” e “te dredhmet”. Perse per ju “dredhat” u quajtkan, “politike” dhe per ta, ti i krahason me “kazan?” 
Qe te ofendosh gazetaret qe ju vete, keni percaktuar “nivelin” e tyre, per te bere ju, “rrumpallen” qe beni prej 27 vitesh, kjo i kapercen kufijte e arrogances! Ju z. Kryeminister, jeni i detyruar ti pergjigjeni sejcilit gazetar, per pyetjen qe ai ju shtron! Nuk jeni ju, ai qe percakton pyetjet, por, shefat e tyre, sipas organit  dhe drejtimit politik qe ka sejcili qoft’ ky mediatik viziv apo i shtypit te printuar! Mos harroni se “lajmet” me te medha kane dale edhe nga pyetjet “naive”.
Fakti qe ju sot, dolet para kamerave dhe gazetareve (me mikrofonin ne dore), tek po flisnit, ajo qe ra shume ne sy, ishte se, ne “peton” e xhaketes suaj, shkelqente nje yll me “5 cepa”, qe ne shqiptareve na jane lodhur syte ta shohim 45 vjet, nen diktaturen e Proletariatit. Kjo tregon me se miri preferencen tuaj dhe nostalgjine, qe ti kesh gazetaret, nen “udut” dhe te te drejtojne pyetjet qe ti (do jua kishe aprovuar me heret), por kjo, nuk do te quhej aspak, “shtyp i lire demokratik”, ndonese shtyp te lire nuk ka ne Shqiperi.
Edi Rama, gazetaret i ofendove sot, thjesht, per te mos pasur askush prej tyre rastin, te te hidhte pyetjete te “befasishme” qe kerkonin pergjigje jo vetem gojore por, edhe me te gjitha elementet fizike dhe fizionomike, si psh: te te vinte nje pyetje e tille:

“Meqenese Sajmir Tahiri do te hetohet i lire dhe jasht pergjegjesise politike te PS (deri sa e keni shpallur si “Deputet i lire”), sa ndiheni i kercenuar ju dhe vete Qeveria “Rama 2″ nese arrestohet Sajmir Tahiri?” Ka mundesi te beheni “pis” edhe ju, nga ky “oktapod” i rrezikshem mafioz, qe ka tronditur vendin? 
Ju the gazetareve se, “ata jane pjese e problemit sikurse edhe padronet e tyre?!” Pjese e problemit jeni ju, z; Kryeminister i Shqiperise! Ju qe e keni katandisur ate vend ne nje “kazan” plehrash te shumellojshme, si, Plehrash toksike, plehrash politike, plehrash letrare, plehrash arsimore, si dhe plehrash qe deri dje, i kane sherbyer mafjes dhe krimit te organizuar neper Europe dhe ti i fute edhe ne Kuvendin popullor,  sikurse edhe ne pushtetet lokale  

Pikerisht, per kete gje, sot, nuk ua mban, te zbatoni “wetingun” se jeni te gjithe “kandidate” per t’ju rras ne burg! 
Per Sajmir Tahirin “i lujte guret” qe te mos futej ne burg dhe tek kjo interviste (ne fund) the se: “ku jemi ketu qe te futet tjetri ne burg pa prova, ne epoken e drurit apo te gurit? Sa mire! Pra per perrethesit e tu, u beka “kiameti” po per ish-policin e Anti-Droges ne Vlore, z; Dritan Zagani qe e rrasen tjetrin ne burg, perse per te, ju e lejuat vehten te ishit ne epoken “e drurit?” 
Po per rastin tim, (qe ne te vertet eshte tamam ne epoken e gurit), edhe per mua, nuk ka asnje prove qe te kem bere ndonje shkelje diku, veç se mbrojta atdheun tim ne Greqi dhe persekutohem e pafajshme per kete gje. 

Izolimin tim e kerkojne Serbia, Greqia dhe prej 8 vjetesh po e zbaton egersisht edhe simotra e tyre, Franca. Perse per kete “epoke te gurte” kunder jetes sime ju heshtni? Kujt i sherbeni ju zoti Kryeminister, qe sot para kamerash “godisje me rrufe” gazetaret dhe ne te njenjten kohe, deshe te na hiqesh se paske nje sensibilitet kaq “te larte?, por, per Sajmir Tahirin ama, (qe vertet uroj te jete i pafajshem), dhe jo per dike tjeter.
Qe te te perzejne gazetaret ne formen, qe te perzune ata te sotmit ty, ishte e papare per nje kryeminister dhe atyre eshte per t’ju thene edhe nje bravo te madhe, sepse ike, jo si Kryeminister i atij vendi, por si nje person i padeshiruar per punonjesit e Shtypit dhe mire ta bene! 

Kryeminister me 200 standarte!

*Ky artikull është shkruar posaçërisht Pasqyrimi.com

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 26, 2017 nga te Opinion dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: