PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

A do të kemi një referendum në Çamëri ?!




Nga Olsjan TOPALLI*

Është e qartë se Britania e Madhe ndodhet kudo, por nuk duket. Kështu ka pohuar edhe gazetari i Der Spiegel pas një përmbledhje të ngjarjeve historike që kanë ndodhur në Europë dhe përfshirjes së Britanisë në këto ngjarje.
Ai pohon se Britania e Madhe është prezente në një kalvar të gjatë referendumesh, duke bërë të qartë influencën që ka ky shtet në Europë.
Së pari Britania e nisi me referendumin në Gjibraltar në vitin 2002, ku 99% e popullsisë votoi pro qëndrimit me Britaninë. 

Së dyti në vitin 2016 Britania do ti nënshtrohej vetë një referendumi për daljen e saj nga BE-ja, BREXIT.

Së treti ky shtet tregoi edhe njëherë prezencën e tij në referendumin në Spanjë për Katalonjën që u zhvillua pak ditë më parë.
Duket se Britania nuk do ndalet me kaq. Në analizën e Der Spiegel pohohet se Europa po jeton 6 muajt e fundit të paqes.
Në artikull shkruhet se Britania do tregojë prezencën e saj  mbi Qipron dhe Çamërinë.

 Rajoni i tretë që do ti nënshtrohet një referendumi të mundshëm është Çamëria, me një ndryshim që do ti lihet nën administrim Shqipërisë dhe jo Greqisë- pohon Der Spiegel.
Për këtë referendum Britania pritet të ngarkojë me mision Festim Laton i cili ka kohe qe punon për këtë çështje, tashmë mbarë kombëtare. 
Vëmë në dukje se Festim Lato ka shpallur një vit më parë Pavarsinë e këtij territori me emrin Shteti i Çamerise. Tek ky individ së fundmi me kërkesë të Mbretërise së Hollandes, OKB ka dërguar me punë këtë të fundit që për Ballkanin Perëndimor të jetë Festim Lato Drejtori i Mardhënieve Diplomatike. Një pozicion që do ti forcojë shumë pozitat Festim Lato për të përmbushur aspiratat e Shqipëtarëve.

Kush është Festim Lato, profil.

Festim Lato është i lindur në vitin 1976 në Vlorë.

Me prishjen e sistemit komunist u largua edhe ai nga Shqipëria. Vetem 16 vjeçar, ky i ri shqiptar gjendej në rrugët e Italisë. Me shkathtësinë që e karakterizon Festimi i mitur ju desh vetëm dy muaj që të gjente rrugën për në Amerikë, duke u fshehur në një anije mallrash në portin e Xhenovës. Për rreth 3 muaj oqeaneve ai e gjen veten në Shtetet e Bashkuara në Boston. 

Pasi përfundoi studimet për ekonomi në Amerikë, ai spikati për aftësitë e veçanta të tij. Më pas CIA do ta rekrutonte Laton në një sërë misionesh luftarake nëpër botë ku do ti përmbyllte me sukses.
Do të vijë viti 2006, vit ku Festim Lato do të fillojë t’ia dedikojë jetën dhe kapitalin e tij çështjes çame duke krijuar Fondacionin Demokratik Çamëria me seli në Hagë. 
Nga viti 2006 -2016 Festim Lato e kaloi jetën e tij midis Amerikës dhe Holandës duke bërë sensibilizimin në qarqe të ndryshme, çështjen çame. Duke arritur në 11 shkurt 2016 ku u bë Dorëzimi i Dosjes të plotë Çame në Prokurorinë Ndërkombëtare në Hagë.


Çfarë thonë mediat greke për Festim Laton

Lart e poshtë në mediat greke është përfolur gjatë për Festim Lato, duke e cilësuar atë si një person që paraqet rrezik për Greqinë pasi ky individ ka kërcënuar shtetin Grek se do ti shpërbëje pasi nuk ja u fal atë që Greqia i ka bërë popullsisë Çame, ku shteti Grek është në gjyq të hapur me Festim Laton në Gjykatën e Hagës për Krime Kunder Njerezimit.

Politika dhe media në Shqipëri

Politika në Shqipëri duket se është treguar indiferente ndaj thirrjes së Latos që i ka bërë popullit shqiptar për idetë dhe projektin qe ai propozon. Shpesh herë politika në Shqipëri është bërë bllokadë e kësaj thirrje. 

Sipas tij populli shqiptar është i sunduar nga përfaqësues që mbrojnë interesat e vendeve të tjera, apo biznesmenë të cilët kanë ngritur biznese në ato territore.
Po ashtu edhe media i ka dalë krah politikës (sepse rrezikohen seriozisht nëse se bëjnë) përsa i përket këtij projekti që ai pritet të marrë në administrim. 
Në dukje paraqiten si probleme të vogla, por që mbajne mbi supe pikëpytje të mëdha…
-A do ti japë Gjykata e Hagës dritë jeshile Çështjes Çame ?

-A do të kemi një referendum në Çamëri me dorë të Britanisë?

-A do të kemi një Shtet të Pavarur të quajtur Çamëri?

-A do arrijë të bëhet Festim Lato President i Çamërisë siç ai pretendon?
P.s Mbeten për tu parë!

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 26, 2017 nga te Opinion dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: