Ky shitës bananesh ka një pyetje për qeverinë


Një shitës ambulant në kryeqytet, ditën e sotme, ka zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë të protestës qytetare.

Ai shet çdo ditë banane në një cep të Tiranës dhe siguron me vështirësi paratë e mbijetesës nga shitja e këtyre produkteve, nën frikën e aksioneve të vazhdueshme të policisë bashkiake.

Mirëpo, Rustemi, është gjobitur shtatë herë, ndërsa arka me banane i është sekuestruar tre herë të tjera.

Por në pikun e debatit për heqjen e imunitetit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe njëkohësisht deputet i PS, ai ka protestuar në një formë krejt origjinale.

Kur ligjin e shkelim ne, quhet Krim!

Kur e shkel qeveria, quhet Politikë!

Më 14 gusht 2015, Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj mori vendimin për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme, ndërsa policia bashkiake organizoi disa aksione radhazi kundër tregtarëve ambulantë.

Në pamundësi për të braktisur shitjen e produkteve bujqësore, “ambulantët” janë zhvendosur nga rrugët kryesore drejt hapësirave mes pallateve apo lagjeve të brendshme, ku është më e vështirë të diktohen nga policia.

Nga gushti i vitit 2015, policia bashkiake e Tiranës, ka vendosur mijëra gjoba mbi tregtarët ambulantëpër zënie hapësirash publike, ndotjen e ambientit dhe ushtrim të aktivitetit pa leje./dielli

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close