PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Nga Mentor KIKIA: Elbasani djepi i dijes, por edhe turizmit të pashfrytëzuar


Elbasani djepi i dijes, por edhe turizmit të pashfrytëzuar

Lidhja me Tiranën përmes rrugës së re ka krijuar një mundësi më të madhe zhvillimi për qytetin e Elbasanit. Lehtësia e komunikimit me kryeqytetin, ka bërë që të rritet numri i të punësuarve nga Elbasani në Tiranë, por gjithashtu është një mundësi edhe për të tërhequr vizitorë nga Tirana apo turistë të huaj që vizitojnë kryeqytetin.

Elbasani është i vetmi qytet, që në mesin e tij ka një kala fushore dhe tërësisht të banuar. Rrënojat e saj datojnë që në periudhën ilire dhe që në mesjetë mori formën e kështjellës që është sot. Gërmimet e fundit dhe investimet e bashkisë për ndërtimin e një lulishteje përgjatë mureve të saj jugore, kanë nxjerrë në pah një pamje të mrekullueshme. Eshtë një pasuri e madhe kulturore e turistike. Një bulevard i ri e modern, bën udhë pikërisht përgjatë mureve të kalasë së lashtë, dukle ofruar peisazhe që asnjë qytet tjetër nuk i ofron.

Elbasani shtë një qytet që në vetëm 10 minuta me makinë apo autobus mund të arrish pika turistike natyrore të mrekullueshme si Bysheku, Krasta etj. Të frekuentuara në verë dhe në dimër, ato janë destinacione shumë të rëndësishme për banorët.

Elbasani është një qytet që në vetëm gjysmë ore mund të arrish Gjinarin, kompleksin natyror turistik, që në dimër ofron mrekullinë e borës e në verë mrekullinë e freskisë. Rrallë mund të ndodhë që një qendër urbane siç është Elbasani të ketë një ndërthurje të tillë me ntyrën.  Elbasani me të tilla pasuri, nuk është vetëm një vatër e dijes dhe kultures siknudër njihet, por edhe një potencial i madh zhvillimi turistik.

Por këto potenciale të bëhet të shfrytëzueshme edhe më shumë dhe të shndërrohen në burime të ardhurash për banorët e zonës, dhe ekonominë e qytetit, duhet të ofrohen më shumë investime nga qeveria qëndrore dhe bashkia. Duhet të mbështeten investimet private, jo thjeshtë ndërtimi i kasolleve që shesin prodhimet e zonës, por të mbështeten ide novatorëe për investime turistike që të ruajnë traditën e të ofrojnë shërbime cilësore e të kulturuara.

Por edhe vetë qytetarët duhet të jenë koshientë për atë që natyra u ka dhuruar. Duhet ta ruajnë këtë mjedis, pasi natyra, nëse shkatërrohet njëherë nuk ripërtërihet më.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 24, 2017 nga te Reportazh dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: