PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Dekorime


Me mbi 30 tonelata kanabis të dërguara në Europë, që i bie, në mos miliona, qindra mijëra europianë të dëshpëruar, jetë të shkatërruara, karriera të këputura, familje të shpartalluara, Fisi Habilaj e meriton plotësisht medaljen “Xhinsi Vdekja”. Medalja në fjalë do jetë e derdhur në flori në formën e një shkabe krahëhapur në fluturim që me sqep mban një qingj të vogël me lesh të bardhë. Kjo medalje nderi do ti dorëzohet kapos së fisit pas pak kur drejtësia shqiptare në një ceremoni të organizuar enkas do ta çfajsojë të gjithë fisin për mungesë provash, do tu kërkojë falje për tërë këto telashe që u nxorri, do ti akordojë shpërblimin përkatës që do ta paguajnë taksapaguesit shqiptarë.
Për kontribut të shquar në spjegimin dhe çvleftësimin e paradoksit “Edhe e shes edhe e kam”, si dhe cilësimin “kushuri i dhjetë” dedikuar dikujt që i bie të jetë rus ose kinez por e ka farefis, Saimir Tahirit do ti akordohet titulli i lartë “Flamurtar i Rrenës Sovjetike”.

Unë dhe jo pak budallenj të tjerë si puna ime, votuam dhe respektuam Partinë Demokratike për vite e vite të tëra. Pa ju afruar aspak partisë në fjalë për ti kërkuar ndonjë favor, besuam dhe shpresuam tek deputetët dhe ministrat e saj si besimtarët te Bibla dhe Kurani duke qënë absolutisht të bindur se besimin tonë po e përdornin për të mirën e Shqipërisë. Mirpo doli se ata ndyrësira për shkak të të cilëve Partia Demokratike humbi zgjedhjet dhe u fundos në pus, durimin dhe respektin tonë e paskëshin shpërdoruar në mënyrë të turpshme. Ata paskan qeshur e qënkan tallur nën zë me njëritjetrin hihihi e huhuhu për hajvanllëkun tone. Për këtë kryevepër të shpërdorimit të besimit, të gjithë ata në grup e meritojnë plotësisht dekoratën “Rrugaçët e Shekullit”. Me kusht që telin e ndryshkur të kësaj dekorate që do mbajnë në gjoks, ta ngulin në mish, mishi tu infektohet, infeksioni tua mbulojë trupin me plagë të lemeritshme, jo më tepër se tre muaj pas marrjes së dekoratës, të ngordhin të gjithë një nga një si pulat nga zgjebja.

Ermal Mamaqi, ky injorant shejtanbudalla pa asnjë vlerë edukative, njerëzore, qytetare, do marri titullin e merituar “Muti Mediatik”. Motivacioni do jetë “për punë të palodhur në shkatërrimin e çdo finese dhe elegance të shijeve të popullit, rrënimin definitiv të lodhjes së të parëve të cilët për edukimin e popullit vetëm jepnin, ndërsa haleja në fjalë vetëm merr, vetëm xhvat.

Zagarët politikë që cilësojnë komunist cilindo president apo ambasador të Shteteve të Bashkuara në të parin rast që u prishet sadopak qefi, spiunat, rrugaçët, injorantët, bastardat, që flasin keq për më të shquarit e Historisë tonë, tuhafët që vazhdojnë të dalin në fotografi me të ngrëna përpara, sedentarët që nuk udhëtojnë ta shohin dhe ndjejnë Shqipërinë reale por preferojnë të shtriqen në divan para televizorit, të gjithë këta do nderohen me dhënien e një dekorate të posaçme që quhet Damkë. Damka do jetë një vule metalike e madhe sa një kokërr shegë e skuqur në zjarr që budallenjve të sipërpërmendur do tu shtypet në ballë thellë në mish. Brenda rrethit të Damkës do jetë shkruar me gërma të mëdha “Budalla me Brirë”.

Titulli “Nekrofilja e Shekullit” do ti akordohet Flutura Açkës. Motivacioni do jetë; Për vigjilencë të lartë dhe përkujdesje të vazhdueshme rreth fatit të kufomave artistike. Për shembull, për fatin e kufomës së Robert Elsit që me kërkesën e Açkës e varrosën përbri kishës së Thethit. Siç u muar vesh, dishepujt e Krishtit, për arësyet që i dinë vetë, kufomën në fjalë do ta çvarrosin prej atje për ta rivarrosur s’dihet se ku, derisa pas një numuri varrosjesh dhe çvarrosjesh në vende të ndryshme nëpër Shqipëri, kufoma do dekompozohet dhe Açka bashkë me nekrofilinë e saj qurravece autoreferenciale do harrohet.

Çim Peka ka dy zgjedhje; E para, të pranojë se faji që Partia Demokratike humbi ishte i Syrit të Çimit. E dyta, e kundërt me të parën, po të mos kishte qënë ndihmesa e Syrit të Pekës Partia Demokratike do kishte marrë qimen e Noc Rrokut. Për këtë rol me diapazon kaq të gjërë, Çimi dhe Syri do marrin medaljen “Syri dhe Partia” me motivacion; Për punë të palodhur në lëvrimin me sukses të mënyrave të humbjes me çdo kusht, në çdo rrethanë, pa zënë ment dhe pa mbajtur përgjegjësi.

Ambasadori Lu do marri medaljen “Hero i Durimit” për ndihmesën e pakursyer që po jep në përhapjen ndër shqiptarë të disiplinës së punës kapitalistike përmes dhënien së shembullit personal sa i përket zbatimit të principit “jo tetë orë në punë, por tetë orë punë”.

Edi Rama do marri atë dekoratë që pas superfitores i përket. Dekorata e Ramës do quhet “Rrumbullakësia”, Rrethi, ose “Sfera”, në varësi si do ta quajnë ata që këto punë i dinë më mirë. Do ti jepet Ramës kjo dekoratë e lartë për përdorimin virtuoz të vijës së barazlarguar ndaj një pike, posaçërisht timonit, në mënyra nga më të ndryshmet, si tepsi, orë, busull, rrotë.  Medaljen e merituar Ramës do ja dorëzojë Presidenti i Republikës Hirësia e Tij Abas Aliu, alias Ilir Meta, në sallën më të madhe të Pallatit të Brigadave në prezencën e kamerave nga krejt bota mes duartrokitjeve frenetike të të ftuarve nga të gjitha forcat politike.

Me thyerjen e të gjitha rekordeve të deritashme të shikueshmërisë dhe pëlqimit të publikut, Elisa Spiropali do marri medaljen “Madam Simpatia”.

Sot; Doktori, Argita, Shkëlzeni, Flamuri. Nesër në një rreshtim tjetër të të njëjtëve emra; Shkëlzeni, Flamuri, Argita, Doktori. Pasnesër në një rreshtim tjetër…e kështu me rradhë çdo ditë, Mero Bazja do marri titullin e stërmerituar “Për përdorim mjeshtëror të kombinacioneve dhe permuracioneve” në trajtimin me mënyra të ndryshme të të njëjtit argument çdo ditë dhjetë vjetë rrjesht.

Popullit shqiptar, rakipirës, mishngrënës, kockalëpirës, që prej shekujsh po bën  të pamundurën për ta mbajtur Shqipërinë sa më të vogël, sa më të rrëmujshme, sa më të rrezikshme, për merita të pamohueshme në zhbërjen e vetvetes deri në asgjësimim total pa nam e nishan, do ti jepet titulli “Popull derdimen”./Mapo

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 24, 2017 nga te Opinion dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: