PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Spartak Ngjela, ja kush e kërkoi arrestimin e Tahirit


Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në Facebook, për mbledhjet e Këshillit të Rregulloreve, Mandateve dhe Imunitetit. Ngjela thotë se tre prokurorët tropojanë, që kërkojnë heqjen e imunitetit të Tahirit, janë njerëz të Berishës, që në të vërtetë duan të shpëtojnë Ramën. Sipas tij, këto janë ditët e fundit “të hajdutëve të krimeve të rënda”, ndërsa arrestimin e Tahirit e ka kërkuar FBI-ja.

 Postimi i plotë i Ngjelës

Bashkimi i korrupsionit shqiptar është fundi i tyre i shpejtë.

Nuk shpëtoni dot, edhe të bashkuar. Saliu me tropojanët e tij mendon se mund të shpëtojë Ramën me alibinë se Tahirin e kërkon Saliu.

I.

I patë dje tre tropojanë që paraqisnin asgjë për gjithçka?
Sigurisht skema e Saliut për të shpëtuar Ramën, dhe jo Tahirin.
Në fakt, me shpëtimin e Ramës, Saliu jep shpresën e vakët për veten.
Asgjë.
Janë ata që kanë vjedhur dhe janë kapur. Që kanë vrarë dhe janë strukur; kurse Çështjen Tahiri e kanë marrë si atentat kundër tyre edhe Rama edhe Saliu, edhe Basha.

Pse vërtet mendimi se arrestimin e kërkon Prokuroria e Krimeve të rënda?
Naivë jeni apo budallenj! Arresti i Tahirit është kërkesë e FBI – së.

Ja kjo është edhe frika e Saliut dhe Bashës edhe e Ramës. Sepse pas tij ndoshta do kërkohet ndërkombëtarisht personi apo personat që bashkëpunuan me oficerët rusë kundër Natos në muajin prill.

Në fakt ashtu është, por as Rama dhe as Saliu nuk e dinë thesin e mbledhur kundër tyre.
Pse mor të mjerë me tre tropojanë do t”i shpëtoni ju FBI-së.
Më budalla po tregohet kryeministri që po vërtitet si një fëndyell për të fituar ca ditë.

Është krim ndërkombëtar Zotërinj!… Do të ekstrafoheni, pa lërini tropojanët hajdutë të krimeve të rënda, se këto ditë kanë fundin e tyre. Alibia që i ka dhënë Saliu, Ramës me tropojanët, shpejt do të shkruhet si komedi.

Il.
Kot lodhemi Sali! Nuk e kapni dot ju pulsin e kësaj kohe. Janë zbardhur të gjitha. Si nuk i kuptoni; nuk keni asnjë profesionist pranë vetes që t’iu thotë që jeni të humburit e kësaj kohe.
Por i keni sjellë shumë dëm Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Nuk keni, Sali, asnjë rrugë shpëtimi.

Çështja është shumë më e thellë sa e mendon Saliu me Ramën.
Nuk e kanë bërë vetë kërkesën tropojanët e emëruar në Prokurorinë e Krimeve të rënda nga Saliu dhe për Saliun.
Le që pas çështje ditësh ata nuk do jenë më aty; kurse krimi i lartë shtetëror nuk ka mundësi të hetohet këtu.
Megjithatë gjithçka do të shihet të hënën.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 21, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: