PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Mbledhje me dyer të mbyllura, Balla rendit skandalet


Partia Socialiste ka dhënë versionin e saj se pse Këshilli i Rregullores në Kuvend po e vazhdon mbledhjen për imunitetin e deputetit të saj Saimir Tahiri me dyer të mbyllura në fazën finale të përgatitjes së raportit.

Sipas kryetarit të Grupit të PS, Taulant Balla, Këshilli kështu ka vepruar historikisht, duke u sjellë kujtesë qytetarëve raste të ngjashme për heqjen e imunitetit: “Më lejoni për kujtesën tuaj, në 2007, mbledhja për deputetin Lulzim Basha është bërë me dyer të mbyllura si dhe për Fatmir Mediun, për Nikollaq Neranxin, për deputetin Dritan Prifti, në 2011 për deputetin Ilir Meta etj.”

“ndieva si detyrim ndaj publikut, – tha Balla,  të ndaj me ju shpjegimin e arsyes se pse faza përfundimtare e draftit të raportit përfundimitar që i shkon seancës është e mbyllur.

Në 26 vjet të Kuvendit të Shqipërisë në të gjitha rastet kjo pjesë e mbledhjes së këtij këshilli ka qënë e mbyllur dhe në rastet më tipike – më lejoni për kujtesën tuaj, në 2007, mbledhja për deputetin Lulzim Basha është bërë me dyer të mbyllura si dhe për Fatmir Mediun, për Nikollaq Neranxin, për deputetin Dritan Prifti, në 2011 për deputetin Ilir Meta etj.

Na vjen shumë keq se sa keq po dalin deputetët e PD-së në një përpjekje qesharake. Jemi në fazën kur deputetët duhet të bëjnë raportin përfundimitar. Nëse Këshilli në mbledhjen që po vijon nuk do të ketë një qëndrim, po dy apo tre, mund të ketë PD-ja apo  LSI të vetën, kjo është një çështje e Këshillit dhe Këshilli i paraqet raportet në seancë. Seanca e parë që pason miratin e raportit është të mërkurën. Nëse raporti do të jetë gati, të mërkurën.

Po i kërkoj znj. Kryemadhi dhe z. Basha: Lini këshilltarët të bëjnë punën  etyre!

Del një deputet që deklaron votën. Nuk e kuptoj pse e deklaron?! Votën e ke në seancë dhe duhet të jetë e qartë për të gjithë se këtu po zhvillohet një proces normal dhe ajo historia e para dy ditëve se nuk po mblidhej mbledhja, hajde ta mbledhim! Pastaj duam pushim të shohim provat! Por kjo është procedura!”

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 21, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: