PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Qytetaret/ Tahiri i pafajshëm, do e mbështesim deri në fund


image

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur që nga paraditja e sotme para kryesisë së Kuvendit. Brenda Kuvendit po zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i cili do të marrë vendimin për heqjen ose jo të imunitetit të Saimir Tahirit.

Qytetarët janë mbledhur për t’u solidarizuar dhe ofruar mbështetje për ish-ministrin Tahiri, ndaj të cilit rëndojnë dy akuza: “Trafiku i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsioni pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.

Të pyetur nga Dritare.net, qytetarët tregojnë arsyet se pse mbështesin Tahirin.

“Ne jemi mbledhur për t’i treguar Tahirit që jemi me të dhe e mbështesim në përballjen e tij me drejtësinë, sepse ne besojmë që ai është i pafajshëm”, – thotë një qytetar.

” Ka qenë një ndër ministrat më te mirë, dhe unë kam shumë mirënjohje për Saimirin”,-shprehet një zonjë.

“Sigurisht që është i pafajshëm, dhe unë besoj që drejtësia do të vihet në vend”,-shprehet një tjetër qytetar, i cili ndodhet që në orën 10:00 para kryesisë.

“Mendoj që nga e gjithë kjo histori Tahiri do të dalë faqebardhë, dhe do ta dëshmojë që ka qenë ministri më i mirë”,-thotë një tjetër mbështetës i deputetit Saimir Tahiri./Dritare.net

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 20, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: