PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Sot bllokohen pikat kufitare me Greqinë, zbulohen detajet


Sot ka një lajm të keq për të gjithë shqiptarët që kërkojnë të udhëtojnë drejt Greqisë. Dy pikat kufitare në Korçë dhe Gjirokastër do të jenë të mbyllura. Kjo pasi sipas gazetareve të ‘’FaxNews”, në Korçë dhe në Gjirokastër, doganierët grek do të kenë një grevë 24-orëshe.
Në emisionin ‘’Mirëmëngjes nga Xhaxhiu”ato sqaruan se jo të gjithë qytetarët janë të informuar në lidhje me këtë bllokim nga ana e Policisë.

Po ashtu gazetaret thonë se prej disa minutash tashmë ka nisur bllokimi, ndërsa nuk mungojnë as qytetarët që nuk kanë qenë të informuar në lidhje me grevën. Këto ditë ka një fluks drejt shtetit grek për shkak të shqiptarëve që shkojnë drejt vendit fqinj për punë sezonale.

Njoftimi i Policisë Kakavije:

Njoftohemi nga Policia Greke se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 07:00 të datës 19.10.2017 deri në orën 07:00 të datës 20.10.2017 nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve drejtë shtetit të Greqisë dhe anasjelltas. Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve. Policia Kufitare kërkon mirkuptimin e drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë të anullojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufutar duke sjellë konfuzion.

Njoftimi i Policisë Korçë:

Njoftohemi nga Policia Greke se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 23:00 e datës 18.10.2017 deri në orën 23:00 të datës 19.10.2017 nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve drejt shtetit Grek dhe anasjelltas. Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve. Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesëve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë të anullojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufitar duke sjellë konfuzion. Ju falenderojmë për mirëkuptimin!/ shuplaka

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 19, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: