PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Çfarë e rëndon dhe e lehtëson Tahirin


image

Nga Andi BUSHATI

Saimri Tahiri nuk është as vetëm shitësi fatkeq i një makine tek njerzit e gabuar, as vetëm protagonist unik i kësaj historie të trishtë. Dosja e tmershme 400 faqshe e ardhur nga Italia, që ka krijuar efektin e një bombe në Tiranë flet për shumë më tepër sesa kaq.
Ajo së pari hedh poshtë alibinë që shpalosi ish ministri i brendëshëm, i cili pretendoi se e vetmja lidhje mëkatare që ai ka me njerëzit e arrestuar për trafik përtej Adriatikut, është Audi që ai i ka shitur dikur këtyre kushërinjve të largët.
Jo, duhet të jesh idiot që të besosh në këtë përrallë. Sepse një sërë pikpyetjesh vërshojnë edhe në mendjen më të ngathët: Po përse atëherë edhe pas shitjes, ai i lejoi trafikantët t’a përdorin makinën me emrin e tij? Përse vallë ai vazhdoi të udhëtonte edhe vetë më pas këtë veturë? A ka ndonjë njeri nga ne që edhe pasi e dorëzon mallin tek një nga kushurinjtë e dhjetë, vazhdon ta shfrytëzojë atë i ka përkitur dikur?
Jo, jo. Të gjitha këto tregojnë se ai ka pasur një lidhje shumë më të fortë edhe sesa ajo e Audit edhe sesa ajo e gjakut, me vëllezërit Habilaj.
Por fatkeqësisht historia nuk mbaron këtu.
Dy vite më parë një oficer policie i Vlorës, Dritan Zagani, bëri akuza të rënda pikërisht për atë që po vërtetohet sot. Ai atëherë pretendoi se klani i Habilajve qe i përfshirë në trafiqe, se ai nuk ishte lejuar të hetonte, pasi ata mbroheshin drejtpërdrejt nga ministri i rendit.
Por ç’ndodhi pas kësaj? Fillimisht propaganda e pushtetit bëri çmos për çensurimin e intervistës në media. Pastaj frymëzoi një kryqëzatë denigrimesh për Zaganin. Dhe askush nuk hetoi për më për akuzat e tij.
A duhej që menjëherë, që në atë kohë, drejtori i besuar i Tahirit në qarkun e Vlorës, Jaeld Çela të fillonte hetimet për klanin e denoncuar? A duheshin vënë ata në përgjim, siç bënë italianët, nëse nuk do të kishin pasur mbrojtje politike? Pse vendi fqinj priti rastin t’i arrestonte ata përtej Adriatikut, mos vallë se nuk kishte besim tek policia shqiptare?
E gjithë kjo histori, më shumë se Audi i zi, më shumë se lidhjet e gjakut, të krijon dyshime të forta se vëllezërit Habilaj, ashtu sikurse thuhej, kishin mbrojtjen e Saimir Tahirit.
Madje këto pikpyetje pa përgjigje ngrenë dyshime edhe më të forta sesa vetë fjalët e trafikanëtve që lexohen në dosjen italiane. Ato marrin edhe më shumë peshë sesa pohimet për milionat që kishte në dispozicion Tahiri, apo për dhuratat që ata i bënin familjes së ministrit.
Por këtu, sado e rëndë, turpëruese publikisht dhe e investigueshme ligjërisht të jetë, historia e Saimir Tahirit përfundon.
Ai ka dalë prej saj fajtor dhe me kokën ulur.
Por ama, nga ana tjetër, do të ishte e padrejtë moralisht dhe e pabesueshme logjikisht që ta paraqesësh atë si mëkatarin e vetëm të kësaj historie. Të gjitha pyetjet e ngritura më lart aq sa rëndojnë mbi Tahirin, po aq njollosin edhe shefin e tij. A mund ta besojë kush se edhe pasi dëgjoi denoncimet publike për ministrin që mbronte trafikantët, Edi Rama nuk ngriti asnjë dyshim? A mund ta imagjinojë një mendje e shëndoshë se edhe pasi dolën zërat e para, ai vazhdoi ti besojë symbylltas vartësit të vet?
Natyrisht që jo. Aq sa e rëndon sot Tahirin zinxhiri i mosveprimeve ndaj Habilajve, po aq e fajëson Ramën “tolerimi” i vartësit të vet.
Sipas të gjitha gjasave, përpara se të besojë zinxhirin alibik se ministri nuk dinte gjë për kushërinjtë dhe kryeministri nuk dinte gjë për ministrin, çdo kush e ka më të lehtë të bindet nga ato që ka lexuar nga përgjimet italiane. Pra se të gjithë bashkë ishin hallka të një sistemi që furnizonte me para trafiku vjedhjen e zgjedhjeve.
Ndoshta ky është version më pranë të vërtetës për këtë histori. Ai që Saimir Tahirin e fajëson shumë më tepër se një shitës fatkeq të Audit të vjetër, por nga ana tjetër e nuk e rëndon si kokën e një skeme që prodhon para kriminale për të vjedhur votat.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 18, 2017 nga te Opinion dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: