Bota gjithnjë e më shumë po bëhet e pasigurt. Pas sulmeve të shumta terroriste edhe frika është më e madhe, në çdo vend të botës. Drejtori i përgjithshëm i shërbimit britanik të inteligjencës MI5, Andreë Parker, ka thënë se Britania gjendet para një kërcënimi më alarmant nga terrorizmi. Sipas tij, kjo për shkak se është edhe e vështirë të zbulohen.
“Kërcënimi është i ndryshëm si kurrë më parë: komplotet bëhen këtu në Britani, por mbërrijnë edhe nga jashtë. Kemi edhe online komplote. Prandaj, janë sulme të planifikuara komplekse, por edhe sulme spontane. Ekstremistët janë të të gjitha grup-moshave, gjinive dhe origjinës, të bashkuar në idologjinë toksike të fitores së dhunshme që i shpie”, theksoi Parker. Sipas tij, një sulm terrorist mund të zhvillohet brenda disa ditësh.
“Ky kërcënim është multidimensional. Zhvillohen shpejtë, kanë një vëllim dhe ritëm, të cilat më parë nuk i kemi parë. Ritëm aq të lartë nuk kam parë në karrierën time 34 vjeçare”, tha Parker.
Parker, megjithatë, pohon se MI5, se gjatë 4 viteve të fundit, ka zbuluar 20 sulme të planifikuara.