PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Berisha: Kodheli është implikuar nga Habilajt


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për përgjimet e trafikantëve Habilaj. Duke iu referuar dosjes së policisë italiane, Berisha shkruan edhe për implikimin e një tjetër ministreje të Ramës, atë të ish ministres së Brendshme, Mimi Kodhelit. Ai thotë se, Kodheli kishte punësuar njerëz të trafikantëve, të cilët kontrollonin radarët e detit.

Statusi i plotë i Berishës

Qytetare, ky eshte narko-shteti!

Ne narko-shtetin e Norieges, sipas përgjimeve të partnerëve italianë, për kontrollin e radarëve të detit, me urdhër të Noriegës, ndrikull Kodheli ua kishte besuar narkobandave duke emëruar njerëz të tyre në qendrën e radarëve.

Vetem rrëzimi i Noriegës do të shpëtojë shqiptarët nga narkoshteti i tij!

Lexoni shkrimin e mëposhtëm. sb

“Zbardhen të tjera përgjime, Habilaj: Kam njeriun tim tek salla e radarëve në Durrës
10:31, 18/10/2017

Zbardhen të tjera detaje nga dosja e trafikantit të drogës, Moisi Habilaj i arrestuar në Itali tre ditë më parë. Nga përgjimet e realizuara nga policia italiane, rezulton se Habilaj kontrollonte radarët e ushtrisë në Durrës.
Këtë ai e kryente përmes një personi të tij të angazhuar pranë shërbimit të radarëve, i cili i jepte direktiva.
Gjithashtu, në një moment tjetër, Habilaj i tregon trafikantëve italianë se ai ka në dorë edhe punonjësit e policisë. “Kam njeriun tim në sallën e radarëve”, i drejtohet Habilaj trafikantëve të tjera. “I patë policët? Janë tanët”, vijon një tjetër përgjim i Habilajt.
Në dosjen italiane shpjegohet edhe mënyra si u ngarkua droga nga Porto Palermo”, shkruan Berisha.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 18, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: