PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Bashkpunim Tahiri-Balili ? Ja çfarë shkruajnë mediat italiane për ish ministrin


image

Grupi i Habilajve ka pasur lidhje me rrjetin e Klement Balilit, nje tjeter organizatë e famshme për trafikun e drogës nëpërmjet rrugëve detare e tokësore, në shumë vende të BE -së.
Jo vetëm kaq, por Habilajt konsiderohen edhe si kumbarët e lidhjes së Balilit me ish -ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Të paktën kështu shkruanin mediat italiane në maj të vitit 2016, pak ditë pas arrestimit të 15 personave, kapjes së 700 kg drogë në Greqi dhe zhdukjes së Balilit, që po kërkohej nga grekët dhe DEA si kreu i bandës.
Corriere Della Sera raportonte se rrjeti i Balilit shtrihej deri në Itali.
Vetë Balili, thuhet në shkrim, është parë shpeshherë në Milano. Por aktiviteti i tij dyshohet se shkonte edhe në Siçili, një zonë ku tregun e kanabisit shqiptar e zotëronin Habilajt, kushërinj të ish -ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Në shkrimet e mediave fqinje citohen edhe deklaratat e opozitës, që kishte denoncuar më parë si Habilajt ashtu edhe Balilin, këtë të fundit, si një familje të pozicionuar fort në politikën dhe ekonominë shqiptare.
“Balili ka lidhje me zyrtarë shtetërorë (përfshirë drejtues të policisë) dhe raporte direkte me “kushërinjtë” e Ministrit të Brendshëm, të njohur si vëllezërit Habilaj, me të cilët bashkëpunon në trafikun e narkotikëve. Përmes tyre, Klement Balili ka arritur të krijojë kontak direkt me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri”, një deklaratë kjo e Arben Ristanit, që citohet nga shtypi italian në dosjen për Balilin.

Në atë kohë, shtypi i huaj u bëri jehonë shumë akuzave të opozitës për lidhjet e Saimir Tahirit me bandat e narkotrafikut, të cilat si Tahiri ashtu edhe kryeministri Edi Rama i hodhën poshtë, si “baltë që hidhej nga fronti i së keqes”.
Ja çfarë shkruhej vetëm një vit më parë në një nga gazetat italiane për lidhjet e Tahirit me narkotrafikun:

“Përfshirja e Saimir Tahirit në trafikun e drogës (me avionë të vegjël) u denoncua nga Dritan Zagani, një ish -shef i antidrogës i larguar nga Shqipëria pasi kishte hetuar mbi këto fluturime. Sipas Zaganit, – që është akuzuar për trafik droge gjithashtu dhe për shitje të informacioneve hetuesve italianë të Guardia di Finanza, – kushërinjtë e ministrit, për të fshehur ngarkesat me drogë përdornin edhe “makina shtetërore”. Me pak fjalë, krimi i organizuar ka arritur në nivelet më të larta të shtetit shqiptar – në një pikë të tillë saqë, siç ka thënë vetë Zagani në një intervistë për emisionin Le Iene, disa policë shqiptarë nuk janë të lidhur me narkotrafikantët, por janë vetë ata narkotrafikantë”.

Lidhjet e Tahirit me Balilin, sipas mediave italiane, u bënë shkak edhe për mos-arrestimin e tij. /Lapsi.al

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 18, 2017 nga te Speciale dhe etiketuar me , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: