Basha kërkon arrestimin e Tahirit, provat janë në tavolinë



Kryetari i PD-së Lulzim Basha u është rikthyer më fortë se kurrë akuzave për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa ka pyetur sot publikisht Ramën se pse nuk e arreston ish-ministrin e Brendshëm.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Basha shpërtheu në akuza pas arrestimit të Moisi Habilajt, në Itali, si një prej krerëve të bandave të drogës, që sipas tij është kushëriri i Tahirit.

Habiljat përdorin mes të tjerash automjetin personal të Tahiri, ‘Audin’ e famshëm me imunitet ministror. Prej 24 orës Rama hesht. Partnerët strategjik i kanë vënë Ramës në dispozicion materiale të pakontestueshëm që lidhet me rolin e Tahirit si ministër i Brendshëm në trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Italisë. Rama e ka refuzuar që të marr rolin e kryeministrin dhe e ka caktuar Tahirin koordinator për bashkëqeverisjen. E dimë se është çështje orësh apo ditësh para fakteve që janë vënë për lidhjet e Tahirit me trafikun e drogës, dhe faktet do bëhen publike. E dimë se prej kohësh ato janë në dispozicion të Ramës. Pyetja që shtroi sot është se çfarë pret Edi Rama t’i vërë pranga dhe të arrestoj apo të ekstradojë Saimir Tahirin si kapiteni i dorgës në 4 vitet e kaluara?! Nuk pres përgjigje prej Edi Ramës, pasi ai e ka mbrojtur Tahirin edhe pse e ka ditur se ai është përfitues prej bandës së drogës. Ai e ka bërë më vetëdije të plotë sepse paratë e drogës janë përdorur nga Rama dhe Saimir Tahiri në zgjedhjet e vitit 2015 dhe 2017. Sot jo vetëm Shqipëria dhe Italia, por gjithë Evropa ka faktet e lidhjes së Edi Ramës dhe Tahirit me bandat. Shqiptarët kanë dy rrugë, të ulin kokën ose të pranojnë realitetin malinj ose të ngrihemi dhe të kërkojmë të drejtën tonë që të mos qeverisemi nga kryeministri. Është ora e vendimeve të mëdha. Është koha të arrestohet Sajmir Tahiri pasi provat janë në tavolinën e Edi Ramës.” – tha Basha.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close