Shkrimtarja turke pranon se është biseksuale


Autorja e njohur turke Elif Şafak, gjatë një fjalimi në TED Talks në New York rrëfeu për herë të parë, se ishte biseksuale. Şafak tha, se nuk kishte dalë publikisht më parë, pasi frikësohej nga stigmatizimi, tallja dhe urrejtja.

“Unë gjithmonë i kam mbrojtur të drejtat e minoriteteve, të grave dhe të LGBT-së. Por, unë po mendoja për këtë bisedë këtu në TED dhe kuptova diçka. Unë asnjëherë nuk kam pasur kurajë ta thosha në hapësirën publike, se unë jam biseksuale. Kjo sepse i trembesha përgojimit, stigmatizimit, talljes dhe urrejtjes, të cilat dihet që do të ndodhnin. Por, askush nuk duhet të qëndrojë i heshtur, pasi ka kompleksitete. Ne shkrimtarët gjithmonë ndjekim historitë. Por, unë mendoj se ne jemi të interesuar edhe në heshtjen, në gjërat për të cilat nuk mund të flasim. Tabutë politike dhe ato kulturore. Ne jemi të interesuar edhe në heshtjen thonë,” rrëfeu shkrimtarja.

Şafak është një noveliste e cila ka fituar shumë çmime dhe shkrimtarja femër më e lexuar në Turqi. Ajo është e njohur gjithashtu si publiciste dhe ka shkruar disa artikujt politikë në Evropë dhe Amerikë.

Ajo shkruan në dy gjuhë, turqisht e anglisht dhe librat e saj janë publikuar në 48 gjuhë të botës. Deri tani, Şafak ka publikuar 15 libra, 10 nga të cilët janë novela, përfshirë  bestsellerat: “Bastardja e Stambollit”, “40 rregullat e dashurisë” dhe “3 vajzat e Evës”. /af

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close