PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Shkarkohet kryeredaktori i Balkanweb, Tedi Blushi


News24, pjesë e të cilit është edhe portali Balkanweb.com, kanë nisur përplasjet me kryeredaktorin Blushi ndërsa i kanë komunikuar largimin, por pa i dhënë atij një shkresë zyrtare për këtë vendim.

Prej më shumë se 1 vit, gazetari i mirënjohur Tedi Blushi kishte marrë drejtimin e Balkanweb.com, por që me marrjen e drejtimin të News24 nga dy drejtorët, Andi Tela dhe Mustafa Muçi kanë filluar edhe problemet e para. Gjithçka ka të bëjë me linjën e butë editoriale që Tela dhe Muçi kanë imponuar në të gjitha mediat e Focus Group, pronë e biznesmenit Irfan Hysenbelliu, dhe me të cilën gazetari dhe kryeredaktori Blushi nuk është pajtuar përgjatë gjithë kohës.

Burimet për SYRI.net saktësojnë se, për ta larguar “me lezet” nga Balkanweb dhe për të shmangur skandalin, dy drejtuesit Tela dhe Muçi i kanë propozuar kryeredaktorit Tedi Blushi që të kalonte në një tjetër portal pjesë e Focus Media. Ofertë kjo që me të drejtë është refuzuar nga Blushi, pasi lëvizja e tij ishte e pamotivuar dhe tendencioze.

Por mesa duket, qëllimi i ofertës së bërë nga drejtuesit e News24 për gazetarin Blushi, ka qenë që ajo të refuzohej dhe që në këtë mënyrë ti hapej rrugë largimit të tij përfundimtar. Gazetari Tedi Blushi, punonte prej  16 vitesh si gazetarë, prej 11 vitesh pranë Focus Media Group, sëpari si gazetar i politikës pranë Gazeta Shqiptare, më pas si zëvendëskryeredaktor i saj për 5 vjet, dhe prej më shumë se një 1 viti, edhe si kryeredaktor i portalit Balkanweb.com.

E tashmë prej 4 ditësh, gazetari Blushi nuk është më në krye të Balkanweb.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 13, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: