PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

ÇFARË KAUZE MBROJTI LULUSHI NË KUVEND?



 Enver CAKAJ

           A u ka qëlluar të shikoni ndonjë derr të plagosur? Nëse nuk keni parë po ua tregoj unë.Derri i egër,që e kanë plagosur, bëhet shumëiI sertë dhe nuk pranon nënështrim, prandaj kërkon të hakmerret edhe pse i merren këmbët.Tipik me të është Lulushi,jo i PD-së,se ajo e ka braktisur,qëkur e çarçafosi ai,por i një kryeneçi,që i duket sikur merret me të bërë opozitë,po bën karambol me veten e tij.Unë nuk   e di se çfarë i mbetet për të bërë këtij njeriu që e quan veten opozitar kur  ka brenda partisë një opozitë të fuqishme.Që në fillim bëri sikur bllokoi Kuvendin,po në të vërtetë bllokoi veten e tij.Të mos harrojmë tani i ka mbetur të rrëmbejë pushkët e të luftojë me Kuvendin,sepse thirrjen për luftë e bëri.Po pastaj? Lulushi fjalën e fundit e tha të parën,tani i duhet të përsërisë vetveten që të bëhet gazi i botës.Përse e bllokoi foltoren dhe çfarë kauze mbrojti? Për një proçedurë,që nuk i prishte punë as atij as Kuvendit,të diskutohet apo të mos diskutohet një rutinë që nuk ishte problem.Ai kërkoi të diskutohej për Kodin Zgjedhor,gjoja për ta shpejtuar,por çfarë fitoi.Po kur të ketë një kauzë të rëndësishme që i intereson vendit,çfarë do të bëjë Lulushi? Shumë,shumë,do të flejë një natë në sallën e Kuvendit,ose do të ngrejë një çadër përpara Kuvendit.Po çfarë fiton atje?Ai e provoi se çfarë fitoi në çadrën e turpit.Kuvendi bllokohet me alternative,jo me arrogance.Nuk kemi parë një alternativë që të përmbysë programin e qeverisë.Si duket Lulushi nuk marrka vesh as nga demokracia,as nga rregulloret e ligjet.Ngre dorën në mes të 140 deputetëve e kërkon fjalën,kur rregulli u tha troç,se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit bëhet pa debat.Kur të ngrihet kreu i opozitës për të folur,t’i tulatij të gjithë,jo të qeshin me të. Kjo politikë kaq bajate e tij,nuk bën gjë tjeter,po i  shto radhët e kundërshtarëvebrenda partisë së tij.Lexoni faqet e fejsbookut,ku shumë demokratë të vërtetë kërkojnë largimin e tij nga partia.Po një kryetar që u vë brryla shokëve të tij përse i duhet partisë? Lulushit i është fukarepsur mendja dhe s’ka shanse për të prodhuar alternativa, prandaj duhet të iki e të mos e fusë më thëllë këtë parti që u quajt e shpresës.

        Ky është një fillim tepër i keq për opozitën.Lulushi po kopjon veten.Këtë bëri edhe në humbjen e zgjedhjeve të vitit 1913.E filloi me grevë urie,që është forma e fundit për të bërë opozitë.Çfarë bëri pas asaj greve? Ankohet tani,se i kanë vjedhur votat,kur pranon se e kishte ai fajin.Po flitet shumë për vjedhje e blerje votash,por në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe në Kolegjin Zgjedhor nuk shpunë asnjë denoncim.Mirë që nuk shpunë atëherë,le t’i nxjerrin faktet tani,që të bindin popullin.Se populli nuk bindet me fjalë.Aq sa i kam ndjekur unë zgjedhjet,faji i humbjes nuk është të vjedhjet,por te mënyra për të bërë fushatë.A u kujtohet?Kur partitë e tjera bënin fushatë,Lulushi i ngujoi njerëzit në çadër ,ku mbante fjalime bajate.Po të keni durim, dëgjoni çfarë ka thënë Lulushi kur doli në opozitë dhe çfarë thotë tani.Akuza boshe.I mbetën në gojë fjalët kriminel,hajdut,qeveri e drogës. Asnjë kriminel e hajdut nuk kanë denoncuar në organet e drejtësisë,që të bindet populli e ta mbështesë.Në këtë mënyrë Lulushi është kthyer në një papagall,që prodhon vetëm gënjeshtra.Me gënjeshtra nuk drejtohet e mbahet partia,pale të pretendosh të marrësh pushtetin.Është kjo arsya,që shokët e tij  cilësorë e me kontribute në parti,i nxorrën tabelën e ndalimqarkullimit.Kundërshton qeverinë,kundërshton të huajt,kundërshton dhe të vetët,po në të vërtetë kundërshton vetveten.

          Ju lutem më thoni a ka bërë ndonjë analizë për humbjet e zgjedhjeve që nga viti 1913? Përse i humbi,nuk e mori vesh njeri.Përse humbi në Peshkopi dhe Ersekë? U justifikua sërish me vjedhje e drogë,po cilin bindi me to?Asnjë denoncim.Në qershor u bë përmbysja e madhe.Në vend që të mblidhte partinë për të bërë analizën,u hodh në kundërsulm kundër qeverisë dhe kundërshtarëve të tij,që i kishte nxjerrë në akaand.Por më e keqja ishte se bëri një farë zgjedhje në parti për të fshehur kokën e tij.Me çfarë argumenta bindëse? Në vend që të nxirrte fakte për vjedhjet e pretenduara ,mbushi kutitë e tij për të mbuluar fajet.Hajduti s’mund të akuzojë hajtutin.Vjedhjen ja faktuan shokët e tij./Pasqyrimi.com

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 12, 2017 nga te Opinion dhe etiketuar me .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: